Qeveria suedeze do të paguajë 350 mijë korona, ose 30.700 euro, për çdo emigrant që vendos vullnetarisht të largohet nga vendi skandinav. Masa u shpjegua dje nga ministri suedez, Johan Forssell, i cili shpjegoi se masa do të ketë të bëjë me emigrantët që kthehen në vendet e tyre të origjinës nga viti 2026
Evropa ka vendosur të luftojë me çdo mjet dhe çdo mundësi emigracionin e paligjshëm dhe të parregullt. Gjermania dukej si pionerja, por duket se të gjitha shtetet, po ndjekin shembullin e saj. Ajo po kthen kontrollin e të gjitha 3800 kilometrave të kufirit të saj për gjashtë muaj nga e hëna, Suedia do t’u ofrojë emigrantëve 30,000 euro për t’u kthyer në shtëpi, holandezët po vendosin një lloj gjendjeje të jashtëzakonshme për t’i dhënë qeverisë një dorë të hapur në luftën kundër emigracionit, ndaj javën e ardhshme do t’i kërkojnë Komisionit Evropian që t’i përjashtojë nga politika e BE-së për azilin dhe migracionin.
“Ne nuk mund të tolerojmë më një fluks të madh emigrantësh në vendin tonë, po përjetojmë një krizë azili”, pohoi kryeministri holandez Dick Schoof. Suedia planifikon të rrisë kompensimin për largimin vullnetar të emigrantëve në 30,000 euro nga viti 2026, për ata që nuk kanë një punë dhe nuk integrohen, siç thotë Ludvig Aspling nga Demokratët e Suedisë së ekstremit të djathtë.
PLANI I SUEDISË
Qeveria suedeze do të paguajë 350 mijë korona, ose 30.700 euro, për çdo emigrant që vendos vullnetarisht të largohet nga vendi skandinav. Masa u shpjegua dje nga ministri suedez, Johan Forssell , i cili shpjegoi se masa do të ketë të bëjë me emigrantët që kthehen në vendet e tyre të origjinës nga viti 2026. “Ne jemi në mes të një ndryshimi paradigme në politikën tonë të migracionit” tha anëtari i qeveria konservatore, e cila përfshin gjithashtu demokratët e ekstremit të djathtë suedez.
Sipas Ludvig Aspling, zëdhënës i demokratëve, “shumë njerëz do të preferonin të shkonin në shtëpi, por ata mund të kenë nevojë për një ndihmë të vogël gjatë rrugës”. Megjithatë, propozimi ka hasur në rezistencë, veçanërisht në mesin e partive liberale, të cilat kanë frikë se mund të izolojë më tej pakicat e paintegruara. Joakim Ruist, një ekspert ekonomist në migracionin global, argumenton se nisma mund të ketë pak ndikim ekonomik dhe mund të përkeqësojë procesin e integrimit.
PIKA E KTHESËS
Aktualisht, migrantët që vendosin të largohen nga Suedia mund të marrin deri në 10 mijë korona për të rritur (873 euro) dhe 5 mijë korona për fëmijë, me një tavan maksimal prej 40 mijë korona për familje. Këto shifra janë të papërfillshme në krahasim me politikën e adoptuar nga fqinjët danezë: ata që largohen vullnetarisht nga Kopenhagen mund të marrin një kompensim deri në 330 mijë korona daneze, pra 44 mijë euro.
Kjo pabarazi e ka bërë instrumentin e parashikuar nga Suedia praktikisht të papërdorur. Vetëm një person e ka përfituar atë në të gjithë vitin 2023, krahasuar me 300 në Danimarkë. Prandaj është pika e kthesës së qeverisë konservatore në Stokholm, e cila vjen në një kohë kur shumë qeveri evropiane po përpiqen të mbyllin kufijtë e tyre dhe në çdo rast të kufizojnë numrin e emigrantëve.
REVOKIMI I SHENGENIT
Në të gjithë Evropën, kontrollet kufitare po forcohen nga qeveritë e krahut të djathtë ose të qendrës nga frika e një forcimi të së djathtës ekstreme. Pas sulmeve terroriste në 2015, Franca rifuti kontrollet kufitare – dhe i ka mbajtur ato kryesisht që atëherë. Danimarka gjithashtu ka kontrolluar kufijtë që nga viti 2015. Franca e justifikon këtë me kërcënimin e shtuar nga terrorizmi dhe kërcënimin ndaj sigurisë së brendshme të vendit.
Por kontrollet janë një problem për transportuesit, vetëm midis Gjermanisë dhe Holandës, rreth 100.000 kamionë udhëtojnë çdo ditë. Çdo orë pritje në kufi kushton 100 euro për kamion, paralajmëron shoqata e logjistikës TLN. Polonia është e ngurtë ndaj refugjatëve, Italia po ndërton qendrën e parë të pritjes së emigrantëve në Shqipëri. Në qershor, Italia njoftoi zgjatjen e kontrolleve kufitare me Slloveninë të paktën deri në dhjetor. Partitë në pushtet fituan zgjedhjet dy vjet më parë me një premtim për të siguruar që shumë më pak njerëz të vijnë në Itali.