2 zjarre të reja, në Gradmanc dhe Negorc shumë pranë shtëpive

Përveç zjarreve të raportuara deri tani, pasdite shpërthyen dy zjarre të reja në ambient të hapur, kumtoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat (QMK), Stojançe Angellov.

I pari është në territorin e komunës së Petrovecit, në atarin e f. Gradmanc, ndërsa lëviz në drejtim të f. Breznica të Katllanovës. I dyti është në territorin e komunës së Gjevgjelisë, në atarin e f. Negorc ku zjarri po afrohet 50 deri 100 metra në shtëpitë e para. Për shkak të rrezikut të njerëzve dhe shtëpive atje menjëherë është dërguar një helikopter i armatës.

QMK paraprakisht kumtoi se deri në orën 13, janë evidentuar gjithsej 16 zjarre në ambient të hapur. Prej tyre, shtatë janë aktive, gjashtë janë nën kontroll, tre janë shuar.

Aktive janë zjarret në komunat Makedonski Brod – një në fshatin Tazhevë dhe Breznicë drejt “Jasenit”, i dyti te fshati Sllatinë, Ohër-në territorin e Galiçicës, Çashkës – drejt fshatrave Papradishte dhe Oreshe, Petrovec – në fshatin Gradmanc. Pastaj, zjarri në territorin e komunave Demir Hisar dhe Ohër – Mali Ilinden, drejt fshatrave Vitovë, Bazernik, Malo Ilino dhe Brezhani. Aktiv është edhe zjarri në rajonin e komunave Bogdanc dhe Dojran, drejt fshatit Furka.

Nën kontroll janë gjashtë zjarre në komunat Dellçevë, Ohër, Pllasnicë, Probishtip, Studeniçan dhe Zelenikovë. Janë shuar tre zjarre. Një në territorin e komunës së Vallandovës – te fshati Pirava, dy në rajonin e Gostivarit – në lagjen Pitarnica dhe fshatin Gradec.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ramis Aliu: Fitorja e bashkimit dhe e shpresës në Dollnen

Ramis Aliu: “Një zë i fuqishëm i popullit u dëgjua – vendosi drejtësia, vendosi e bardha ndaj të zezës” Pas përfundimit të procesit zgjedhor në...

Pse u bë Kërçova ‘Kičevo’?

Nëse në prapaskena nuk la mjet pa përdorur vetëm e vetëm që ta ndihmonte VMRO-DPMNE-në, VLEN-i nuk pati këllqe për të kremtuar bashkë me...

“Nusja” feston edhe me shqiponjë, në kërcovë do të kete bashkëjetesë me Jovanoskin!

Bashkëshortja e kryetarit të ri të Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, dërgon mesazh bashkëjetese me një foto simbolike Pas fitores së kandidatit të VMRO-DPMNE-së në Kërçovë, Aleksandar...

Shaqiri kundër opinionit publik: “Ata që kanë luftuar s’mund të quhen tradhtarë”

“Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend” Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha reagoi ashpër ndaj akuzave kundër Fatmir Limanit, duke...

Komitët e VMRO-së, xhandarët e rinj të pushtetit!

Sot komitët e VMRO-së, veç pushtetit qëndror nga dita e djeshme përmes strukturës së re organizative me xhandarë të rinj, si të zgjedhur nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu