18 vjeçarja ka denoncuar rrejshëm 55 vjeçarin nga Tetova se e ka mbajtur me dhunë në shtëpinë e tij

Një 18-vjeçare nga Shkupi ka raportuar rrejshëm se një 55-vjeçar nga Tetova e ka sulmuar dhe e ka mbajtur me forcë në shtëpinë e tij, njoftojnë nga MPB.

Me datë 19.01.2024 në ora 00:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë i kanë hequr lirinë R.I.(18) nga Shkupi. Një ditë më parë rreth orës 21:30 ka raportuar se E.I.(55) nga Tetova e ka sulmuar fizikisht dhe e ka mbajtur kundër dëshirës në shtëpinë e tij. Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve në bashkëpunim me Qendrën për Çështje Sociale Tetovë, është konstatuar se ajo ka raportuar rrejshëm për ngjarjen, ndërsa më pas në një bisedë zyrtare ajo vetë ka pranuar se me dëshirën e saj ka qëndruar në shtëpinë e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër saj do të bëhet kallëzim nga neni 366 paragrafi 1 lidhur me nenin 140 paragrafi 1 të Kodit Penal, theksojnë nga MPB.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kandidati i “pavarur”, por i shoqëruar me komitë!

Kandidati i "pavarur", por i shoqëruar me komitë! A është ky kandidati i "pavarur" apo kandidati i deleguar nga Mickua për kryekomunar në Strugës, biznesmeni...

Statistikat që tronditin: 641 ndarje në 5 muaj – po shkatërrohet familja?

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nga janari deri në maj të këtij viti janë regjistruar plot 641...

Në Strugë liqeni kumbon shqip – Meidani përkrah Inva Mulës dhe Genc Tukiqit

Struga u bë sërish epiqendër e artit dhe dialogut kulturor me edicionin e pestë të festivalit “Struga Fest”, një ngjarje që po kthehet në...

Meloni: Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj kishës sonë janë të papranueshme

Një bastisje izraelite në Rripin e Gazës ka goditur Kishën e Familjes së Shenjtë. Përveç kryeministres, fjalë dënimi erdhën edhe nga ministri i Jashtëm Tajani. “Sulmet...

Ademi: VMRO-VLEN hoqën nenin që mbron përfaqësimin e shqiptarëve në polici

VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshirjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu