13 metra “KRYQ” në fshatin Gallat /
Arsya e revoltës në komunen e Vrapçishtit!
Pasi më heret qytetar maqedonas bllokuan ambientet e komunes së Vrapçishtit, fillimisht u besua se revolta ishte vetem për shkak të kishës dhe po te njejtët pretendonin se puna e tyre me mjete te renda rreth kishes ishte vetem për të pastruar ambientet rreth e perqark.
Informatat e fundit bëjnë me dije se arsyeja kryesore për e gjithë situatën e krijuar ishte qëllimi për të ndërtuar një kryq 13 metra të lartë në fshatin Gallat. Me të marrë informacionin kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, angazhoi organet kopetente për të ndaluar ndërtimin e këtij objekti pa leje ndërtimi.