“11 të arrestuar, 13 kallëzime penale”/MPB për aksionin për furnizimet me mazut të dyshimtë: Janë gjetur edhe armë dhe municione

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në në aksionin e djeshëm për furnizime me derivate të dyshimta janë arrestuar 11 persona, ndërsa një person është i pakapshëm për organet e rendit, kurse një tjetër është nën masa të paraburgimit, shkruan TV21. Nga MPB thonë se bastisje janë zhvilluar në Shkup, Manastir dhe Kërçovë.

“Nga kontrollet e deritanishme janë gjetur dhe sekuestruar dokumente, pesë celularë, rreth 1500 copë municione të kalibrave të ndryshëm, dy pistoleta dhe tre automjete për pasagjerë. Janë ngritur kallëzime penale për “shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Pastrim i parave dhe të ardhurave të tjera nga veprimtaria të dënueshme” ndaj 13 personave fizik dhe një personi juridik, përkatësisht: V.K. (55) nga Manastiri, A.M. (44) nga Shkupi, N.S. (61) nga Komuna e Mavrovë dhe Rostushës, E.P. (52) nga Shkupi, M.N. (60) nga Shkupi, B.M. (51) nga Shkupi, R.R. (48) nga komuna e Zhelinës, D.S.J. (43) nga Kumanova, D.S. (66) nga Shkupi, D.S. (43) nga Velesi, R.K. (38) nga Shkupi, E.S. (43) nga Kërçova dhe A.J. (40) nga fshati Pllasnicë dhe një person juridik nga Shkupi”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kandidati i “pavarur”, por i shoqëruar me komitë!

Kandidati i "pavarur", por i shoqëruar me komitë! A është ky kandidati i "pavarur" apo kandidati i deleguar nga Mickua për kryekomunar në Strugës, biznesmeni...

Statistikat që tronditin: 641 ndarje në 5 muaj – po shkatërrohet familja?

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nga janari deri në maj të këtij viti janë regjistruar plot 641...

Në Strugë liqeni kumbon shqip – Meidani përkrah Inva Mulës dhe Genc Tukiqit

Struga u bë sërish epiqendër e artit dhe dialogut kulturor me edicionin e pestë të festivalit “Struga Fest”, një ngjarje që po kthehet në...

Meloni: Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj kishës sonë janë të papranueshme

Një bastisje izraelite në Rripin e Gazës ka goditur Kishën e Familjes së Shenjtë. Përveç kryeministres, fjalë dënimi erdhën edhe nga ministri i Jashtëm Tajani. “Sulmet...

Ademi: VMRO-VLEN hoqën nenin që mbron përfaqësimin e shqiptarëve në polici

VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshirjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu