Zv/ministri Aliu bën avokatin e ministres, deklarata e saj është keqinterpretuar

Pas deklaratës së bujshme për librat e gjuhëve nga ministrja e Arsimit e që më pas kërkoi falje, është deklaruar edhe zëvendësi i saj Lulzim Aliu. Ai thotë se një dezinformim i qëllimshëm për të krijuar huti. Nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkecës, thotë Aliu, tashmë janë përgatitur dhe janë distribuar tekstet shkollore për lëndën e Gjuhës shqipe për arsimin fillor sipas konceptit të ri për arsimin fillor, nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë.

LULZIM ALIU, ZV/MINISTËR I ARSIMIT

“Janë në proces tekstet për klasën e shtatë, meqë këtë vit duhej të vazhdohej me konceptin e ri, ndërkaq klasa e tetë dhe e nëntë vazhdojnë sipas programit të vjetër dhe librat janë, sipas programeve ekzistuese. Kjo ka të bëjë me tekstet shkollore për lëndën e Gjuhës shqipe”.

Nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës zotohet ai, po bëhen përpjekjet maksimale që deri në fillim të vitit shkollor të sigurohen pjesa më e madhe e teksteve shkollore që janë miratuar nga Komisioni nacional i librave, por pranon se akoma nuk janë të gjithë librat edhe pse viti i ri shkollor nisë për rreth 20 ditë.

Ministrja e Arsimit Vesna Janevska, para dy dite tha se për mësimin e gjuhëve të huaja nuk ka nevojë për libra dhe nxënësit mësojnë gjuhët e huaja nga serialet televizive, pasi gramatika nuk u nevojitet. Por, menjëherë në opinion kishte lum reagimesh, e që bëri që ministrja një ditë më vonë të kërkoj falje. Ajo tha se nuk është shprehur mirë pasi nuk e ka pasur fjalën për gjuhët e huaja por për lëndën Kultura dhe gjuha e bashkësive.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu