Zv.Kryeministri Mexhiti takim me babë Qerimin

“Takimi me babë Qerimin, babain e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mujdin Aliu, është një moment frymëzimi, sepse ai edhe sot rrezaton dashuri për kombin tonë, të cilit ia fali djalin e tij në lule të rinisë.
Është gjithmonë kënaqësi të dëgjosh këshillat e sugjerimet e babë Qerimit, sepse ato pasqyrojnë ëndërrat e brezave të tërë për një jetë në liri e mirëqenie. Mbi të gjitha, fjalët e babë Qerimit na mësojnë se si duhet atdheu.

Mbi supe, babë Qerimi mban krenarinë dhe mallëngjimin për djalin e tij, i cili tashmë është heroi ynë i përbashkët. Edhe në ketë moshë të jetës së tij, babë Qerimi vazhdon të mbetet një simbol i forcës e qendrësës, por edhe i përkujtimit se sa shtrenjtë e kemi paguar lirinë.

Çdo ditë të jetës, sot, nesër e përgjithmonë duhet të kujtojmë veprën e heroit Mujdin Aliu, djalit nga Tetova që u bë lulja e Koshares.”, ka shkruar zv.kryeministri Izet Mexhiti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiq: Dërgesa me dronë nga Turqia në Kosovë është e paligjshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia kërkon nga Turqia që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe interesat e popullit serb, duke vlerësuar...

Erdogan falënderon Trump për armëpushimin dhe paralajmëron monitorim të afërt të marrëveshjes

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur falënderimet e tij të veçanta për presidentin amerikan, Donald Trump, për “vullnetin politik të nevojshëm” që nxiti...

Ja pamjet se si u arrestua ish-punëtori i UDB-së, Fatmir Sheholli (VIDEO)

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. “Pas...

Çfarë dimë për ‘fazën e parë’ të marrëveshjes së paqes në Gaza

Udhëheqësit botërorë u kanë kërkuar palëve që t'i përmbahen marrëveshjes Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka bërë me dije se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë...

Arrestohet Fatmir Sheholli, dyshohet për spiunazh

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme paralajmëron ndjekje pa kompromis të të gjithë agjentëve që veprojnë kundër Kosovës. Policia e Kosovës ka arrestuar ish-drejtorin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu