Zjarri në Malin Sharr dogji sipërfaqe prej 170 hektarësh

Në zjarrin që kaploi së fundmi Malin Sharr janë djegur 170 ha, prej të cilave përafersisht 20 ha pyll shtetërorë, të përfshirë nga zjarri tokësor në 30 % të sipërfaqes, rreth 70 ha tokë bujqësore private dhe parcela të vogla nën pyje private dhe pjesa tjetër kullotë e lartë malore, pronë e RMV-së. Kështu ka bërë të ditur sot Parku Kombëtar ‘Mali Sharr’.

Ky institucion sqaroi se gjatë ndërhyrjes kanë parë ujk, derr të egër dhe një thëllëzë mali të cilët ikën nga zjarri dhe një ari të trembur i cili u fsheh në shpellë.

“Na mungojnë plane për menaxhimin me pyjet dhe hartë e vegjetacionit për të gjithë zonën por pavarësisht kësaj disa parametra janë të qartë. Drejtoria e parkut shpëtimin e sheh në bashkëpunimin me popullatën lokale dhe vizitorët nëpërmjet edukimit të vazhdueshëm”, thonë nga PK ‘Mali Sharr’.

Ata nënvizuan se në zjarrin e djeshëm, banorët e Veshallës humbën prona të vlefshme private.

Zjarri në Malin Sharr. Foto: PK “Mali Sharr”
Nga ky institucion theksuan se në 99 përqind të rasteve të zjarreve shkaku është faktori njeri.

“Sigurisht egzistojnë dënime, por veprat penale të tilla janë shumë të vështira për t ‘u provuar. Kjo është arsyeja pse në të ardhmen do të forcojmë kontrollet e lëvizjes dhe do të përqendrohemi në parandalimin përmes edukimit dhe informimit të popullatës”, thanë nga PK ‘Mali Sharr’.

Ndryshe, vitin e kaluar PK ‘Mali Sharr’ ka evidentuar 12 zjarre, ndërsa vetëm këtë vit janë evidentuar 10 zjarre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lakra turshi- superushqim për imunitetin, por ekspertët rekomandojnë që të konsumohet me kujdes!

Ndërkohë që shumë njerëz e preferojnë lakrën turshi si shoqërues ideal të mishit, patateve apo perimeve, ekspertët paralajmërojnë se përfitimet shëndetësore varen nga sasia...

Arabia Saudite, rruga më e drejtë në botë: 240 kilometra pa asnjë kthesë

Arabia Saudite mban një rekord unik në Librin Guinness: “Highway 10” është rruga më e gjatë e drejtë në botë, me plot 240 kilometra...

Gjimnazi “7 Marsi” në Tetovë organizon punëtori për bullizmin dhe dhunën me nxënësit e viteve të para

Sot, në Gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë është zhvilluar një punëtori edukative me temë “Bullizmi dhe Dhuna”, e organizuar nga psikologia e shkollës, znj....

Lladrovci përshëndet dorëheqjen e Krasniqit, mbështet Bedri Hamzën për kryetar të PDK-së

Ramiz Lladrovci ka përshëndetur vendimin e Memli Krasniqit për t’u dorëhequr nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell TV21. Lladrovci thotë...

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga postin i kryetarit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë. Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu