“Zjarr, zjarr, zjarr”- Kështu e përshkruan Rita Ora marrëdhënien me burrin e saj

Çifti Rita Ora dhe Taika Waititi janë shpesh të hapur për fansat për jetën e tyre private.

Gjatë after party-t pas ceremonisë së çmimeve “Emmy Awards 2024”, që u mbajt më 15 shtator, këngëtarja e hitit “Let You Love Me,” 33 vjeçe, ka folur për martesën e saj me regjisorin e e “Thor: Ragnarok”, 49 vjeç.

“Ne frymëzojmë njëri-tjetrin”, i tha Ora medias. “Unë vij nga muzika dhe ai është skenarist, regjisor dhe producent, kështu që është një shtëpi plot ide”, shkruan Revista People.

Këngëtarja e popit shtoi: “Ne jemi të dy shenja zjarri, gjithashtu. Pra, është thjesht zjarr, zjarr, zjarr”.

Ora gjithashtu insistoi se ajo është “e qeshur dhe argëtuese” në martesën e tyre. “Dua t’ju njoftoj për këtë”, tha ajo, duke shtuar se ata “ndihmojnë njëri-tjetrin, gjithmonë”.

Rita, e cila ishte në ceremoninë e çmimeve për të mbështetur “njeriun e saj” Waititi për nominimet e tij në kategorinë e serive komike për “Reservation Dogs” dhe “What We Do in the Shadows”, tha se çifti kishte një “natë të këndshme” dhe e cilësoi mbrëmjen e ‘Emmy Awards’ si “një shfaqje të pabesueshme”.

Ngjarja gjithashtu nxiti disa krijimtari për interpretuesen e hitit “For You”.

“Po ecja drejt kësaj feste dhe i thashë Taikas: “Kjo më ka bërë të dëshiroj të shkoj në shtëpi dhe të shkruaj çdo gjë që mund të mendoj tani”, tha Ora. “Isha kaq e frymëzuar, fjalimet e atyre që pranonin çmime ishin kaq inspiruese”.

Taika Waitit dhe Rita Ora u martuan në gusht të vitit 2022, në Los Angeles.

Në atë kohë, një burim konfirmoi për Revistën “People” se Ora dhe Waititi u martuan gjatë një ceremonie “shumë të vogël” më 4 gusht 2022. Megjithatë, ata nuk e ndanë lajmin me publikun deri në janar të vitit 2023.

“Unë jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve, njerëz”, tha Ora gjatë një interviste në ‘Heart Breakfast’ në janar të vitit 2023 ku po promovonte këngën e saj “You Only Love Me”.

Gjatë një paraqitjeje në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon në shkurt të vitit 2023, Ora e tregoi për herë të parë unazën e martesës dhe zbuloi se ndoshta kishte ndihmuar Waititin të zgjidhte unazën.

“E ndjeja se vërtet doja të isha me këtë person, dhe thjesht doja që të ndiheshim shumë mirë”, tha ajo. “Kështu që, ndoshta e kam çuar në dyqan dhe kam treguar saktësisht cilën unazë doja”, shtoi ylli. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Idrizi: Do të hiqet tabela vetëm në gjuhën maqedone në Kumanovë

Drejtori i inspektoratit për përdorimin e gjuhëve, Arsim Idrizi ka reaguar lidhur me tabelën e vendosur vetëm në gjuhën maqedone në Kumanovë. “E informojmë opinionin...

Taravari: Kur të punohet pas shpine, duhet të bësh disa lëvizje për rezultate më të mira

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në një intervistë për Kanal 5 ka folur për shumë çështje, nga tenderi për parkungun në Qendrën Klinike e...

Bie numri i votave për Albulena Haxhiun në vetëm 54

Ka dështuar edhe një herë zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit të Kosovës. Të martën, për të gjashtën herë ajo mori 54...

Taravari: “Personalisht as i njoh, as i di kush jane” Gjoka Construction ishte e vetmja kompani që aplikoi në tender

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari theksoi se tenderi për parkingun në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” nuk ka qenë në katër sy siç pretendohet në...

Visar Ademi kandidat i pavarur për Gostivarin?

Profesori i ekonomisë Visar Ademi pritet të kandidojë për kryetar të Komunës së Gostivarit. Sipas burimeve të TV21, pritet të kandidojë si i pavarur...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu