Zjarr në fshatin e Nemanjicit të Sveti Nikoles, digjen disa shtëpi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në fshatin e Nemanjicit të Sveti Nikoles, duke shkaktuar dëme serioze. Kryetari i Komunës së Sveti Nikollës, Dejan Vlladev, ka njoftuar për situatën e rëndë që po ndodh në këtë zonë. Disa shtëpi janë djegur në këtë fshat, ndërsa ekipet e zjarrfikësve, nga Sveti Nikola dhe komunat fqinje po bëjnë përpjekje të mëdha për të shpëtuar shtëpitë e tjera nga flakët. Përveç tyre, vullnetarët dhe banorët e zonës po ndihmojnë në luftën kundër zjarrit.

Operacionet për shuarjen e zjarrit po zhvillohen edhe nga ajri, ku fluturime me helikopterë janë përdorur për të ndihmuar në këtë situatë emergjente. Fshati Nemanjici, ku ndodhet kjo ngjarje, ka rreth 50 banorë, por në të ka edhe shtëpi pushimi. Autoritetet janë në kujdes të lartë për të minimizuar dëmet dhe për të siguruar sigurinë e banorëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu