Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se për partinë që ai udhëheq ka kaluar hsumë sakrifica dhe tha se për të është shkelur e dhunuar dhe shtoi se për të është lënë edhe i vdekur.
Ai tutje ka komentuar edhe partitë e tjera që sipas tij, i mungon partive politike shqiptare në raport me subjektet politike maqedonase është balanci mes tyre. Pasi sipas Selës, vetëm kështu partitë politike shqiptare mund te jenë faktorë determinues në vend.
“Partive politike shqiptarë në Maqedoni ajo çka u duhet në raport me subjektet politike maqedonase është balanci ndërmjet tyre, rezultati i zgjedhjve ato të jenë të balancuara. Nuk na duhet fitues absolut në bllokun maqedonas, qoftë i të djathtës qoftë i së majtës. Vetëm duke pasë ata një balancë atëherë, mund të jemi ne një faktorë determinues që e mbanë një shumicë dhe duke qenë ti faktori që e mbanë atë shumicë ti mund të realizosh. Se kam hallin unë tek ministrat e te këto gjëra, mund të realizosh qëllimet e programit dhe platëformës politike që e ke premtuar“, shtoi Sela