Ziadin Sela tregon se pse u bë pjesë e “Fronit Europian”

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela në Klan Debat në Maqedoni ka folur për atë se pse ASH-ja u bë pjesë e “Frontit Europian”.

Ai tha se është lajm i mirë se partitë shqiptare në këto zgjedhje janë në dy blloqe dhe do të sjell maksimalizimin e votave shqiptare.

Sela thotë se kanë bërë koalicion me BDI-në edhe me shumë parti të “Frontit Europian”, duke pasur parasyshë udhëkryqin në të cilin ndodhet RMV-ja dhe rajoni

“Në politikë bëhet politikë me mjetet që ke në dispozicion. Mjetet që sot kemi pasur kanë qenë këto. I kemi menduar hapat tonë plitik, kemi marrë vendim që kemi marrë. Kemi bërë koalicion edhe me shumë parti të “Frontit Europian”, duke pasur parasyshë udhëkryqin në të cilin ndodhet RMV-ja dhe Rajoni. Mund të merremi me politikë ditore nëse konstatojmë se nuk ka rezik brenda dhe jashtë vendit. Edhe duke qenë në opozitë kemi mbështetur integrimin në NATO. Sondazhet tregojnë se në pjesën sllave po rritet euro-skepticizmi dhe po rritet dashuria për Putinin dhe forcat pro-ruse. Duke qenë në NATO jemi më të sigurtë. PArtitë shqiptare janë ndarë në dy blloqe, kjo sjell edhe maksimalizimin e deputetëve shqiptar. Me këtë pritet që më 8 maj të ketë më shumë deputet shqiptar. Kjo sjell rritjen e deputetëve shqiptarë dhe uljen e numrit të deputetëve maqedonas. Taravari na ofronte që të shkojmë vetë që ai të na nënshkruajë listat. Dreqi qëndron në detaje, prandaj pyes, ishte ide e Taravarit apo Mickoskit dhe VMRO-së që të përçahet vota dhe të ulet numri i deputetëve shqiptar”, tha Sela.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arabia Saudite, rruga më e drejtë në botë: 240 kilometra pa asnjë kthesë

Arabia Saudite mban një rekord unik në Librin Guinness: “Highway 10” është rruga më e gjatë e drejtë në botë, me plot 240 kilometra...

Gjimnazi “7 Marsi” në Tetovë organizon punëtori për bullizmin dhe dhunën me nxënësit e viteve të para

Sot, në Gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë është zhvilluar një punëtori edukative me temë “Bullizmi dhe Dhuna”, e organizuar nga psikologia e shkollës, znj....

Lladrovci përshëndet dorëheqjen e Krasniqit, mbështet Bedri Hamzën për kryetar të PDK-së

Ramiz Lladrovci ka përshëndetur vendimin e Memli Krasniqit për t’u dorëhequr nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell TV21. Lladrovci thotë...

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga postin i kryetarit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë. Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se...

VMRO, Levica dhe LSDM bashkuan forcat për Butelin, shqiptarët humbën shansin historik për kryetar dhe përfaqësim në këshill

Në komunën e Butelit është mbyllur një nga garat më të ndjeshme politike të këtij cikli zgjedhor, ku për herë të parë shqiptarët kishin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu