Ziadin Sela nga Çashka: Këtu nis bashkimi dhe fitorja e shqiptarëve – koha për ndryshim ka ardhur!

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga tubimi zgjedhor në Çashkë, theksoi se bashkimi i shqiptarëve fillon pikërisht nga kjo komunë, e cila për vite me radhë ka ndjerë mungesën e përfaqësimit të denjë.

“Kur jemi të vendosur dhe kur rezistojmë, gjithsesi do të realizojmë qëllimet tona. Ndjej kënaqësi që pas shumë vitesh është arritur të vendoset mësimi në gjuhën shqipe në Çashkë. Kjo ndodh kur bashkohemi rreth një kauze. E tillë është edhe kauza e Suat Shaqirit. Kështu fitojmë – kur jemi bashkë,” deklaroi Sela.

Ai shtoi se qëllimi i vizitës në Çashkë nuk ishte për fjalime të mëdha, por për të dëgjuar njerëzit e kësaj komune dhe për të njohur nga afër problemet e tyre.

“Këtu nuk jemi për fjalime të mëdha, por për t’ju dëgjuar ju. Ju jeni ata që mund të flisni për problemet, për zgjidhjet dhe për rrugën që na bashkon drejt qëllimeve tona politike,” tha ai.

Sipas sondazheve të fundit, kandidati i AKI-së, Suat Shaqiri, pritet të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 19 tetorit në Çashkë, duke sjellë një ndryshim historik dhe një drejtim të ri për komunën.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ali Ahmeti nga Çashka: Shqiptarët nuk janë vetëm pastrues e druprerës- ata mund të jenë edhe Kryeministra!

Në tubimin e Aleancës Kombëtare për Integrim që u mbajt sot në Çashkë, lideri Ali Ahmeti përcolli një mesazh të fuqishëm për bashkëjetesë, barazi...

Trajneri i Serbis, Dragan Stojkoviç, jep dorëheqje ende pa përfunduar ndeshja: Unë jam fajtori, mos fajësoni lojtarët!

Një skenë e pazakontë ka ndodhur sonte në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes së Serbisë, ku trajneri Dragan Stojkoviç ka deklaruar dorëheqjen...

Lista Serbe mbledh qytetarët për të votuar në mënyrë të organizuar

Një fotografi nga veriu ka ngjallur dyshime se atje serbët janë mobilizuar për të votuar. Gazetari i T7 Çlirimtar Morina ka raportuar se në krye...

KQZ: Deri më tani votuan më shumë se 53 mijë qytetarë, pjesëmarrje më e madhe në Prishtinë

Në platformën elektronike të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar të dhënat fillestare lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 10:00 në të...

Vuçiq: Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje më e lartë se e shqiptarëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se “shqiptarët janë shumë nervozë” për shkak të “pjesëmarrjes së madhe në zgjedhje” në mjediset me shumicë serbe. “Deri...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu