Ziadin Sela në kafe me Menduh Thaçin? Sela: Nuk e kam problem

Një qytetar ka pyetur Ziadin Selën se nëse do të bëhej pjesë e Frontit Europian, a do të kishte pirë kafe me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin?

Ndaj kësaj pyetje, Sela është përgjigjur në ClickPlus në TV21. Tha se nuk e ka problem, sepse ai kur nuk përdori fjalë të pamatura dhe nuk shpifi për asnjë politikan në publik.

“Unë nuk e di se jam drejtuar me ofendime në skenën politike për sa kohë që jam kryetar partie. Realisht, edhe kur s’kam qenë nuk është se kam pasur ndonjë qëllim, fjalë të pamatura. Prandaj, unë nuk e di pse nuk duhet… E respektoj qasjen… Në fund të ditës politika e bën të veten dhe unë gjithmonë kam bërë kujdes, nuk kam përdorur shpifje… Nuk është problem me pi kafe me figura politike”, tha Sela.

Kujtojmë se Sela dhe Thaçi kanë qenë bashkëpartiakë në PDSh, por Sela i revoltuar krijoi fraksionin Lëvizja për Reforma PDSH, i cila më pas kaloi në subjekt politik – Aleanca për Shqiptarët.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu