Zhegrova: Kosova ka shumë talentë, në Francë ju them “jemi Brazili i Evropës”

Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova ishte i ftuar në emisionin “Oxygen”, ku shpalosi shumë detaje nga karriera e tij prej futbollisti.

Sipas tij, Kosova është “Brazili i Evropës”, sa i përket talentëve të futbollit, shkruan Klankosova.tv

“Në Francë ju them, ne jemi Brazili i Evropës. Me gjeneratën e re është më e lehtë më dal në Evropë, duhet vetëm me u fokusu në futboll. Ka shumë talentë, por kushtet nuk janë të zhvilluara”, tha ai.

Tutje, ai bëri të ditur se në të ardhmen nuk e sheh vetën me klubin e Lille, pasi sipas tij, me talentin e tij mund të luaj për klube më të mëdha.

“Kam pas vetëbesim se e kam ditë talentin, vetëbesimi jem iu ka pengu tjerëve, ndoshta edhe ka mujt me më bë dëm, por vazhdoj me mbajtë. Kulmi jem nuk është ky, mendoj që jam hala për klube më të mëdhenj”, tha Zhegrova, përcjell Klankosova.tv

25 vjeçari zbuloi se në fillim nuk ishte pritur mjaft mirë prej klubit.

“Në fillim lojtarët më kanë këqyr me një sy më ndryshe, se prej Kosovës, vend i vogël, por me punë, disiplinë ia kom fitu zemrën të gjithëve”, tha ai.

Zhegrova ndër tjerash, potencoi edhe njëherë se sipas tij, sulmuesi argjentinas, Lionel Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Kujtojmë, se Zhegrova ishte në garë me Mbappen për futbollistin më të mirë të vitit në Francë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Komisioni i Venedikut bie dakord me ligjin e qeverisë!

(Nga: Medai Shaholli) Ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat javën e kaluar mori opinion pozitiv nga Komisioni i Venedikut, i cili u prezantua nga...

BDI përballë provës historike: 7 emrat e parë të kryesisë që Ali Ahmeti do t’i largojë më 20 dhjetor?

20 dhjetori pritet të jetë një datë vendimtare për BDI-në. Ose drita jeshile për ringritje dhe reformim të thellë, ose drita e kuqe që...

“Çmimi i vezëve u rrit për shkak të shtrenjtimit të misrit dhe sojës”, Durmishi: Është perceptim se çmimet janë shtrenjtuar

Nuk pritet të ketë rritje drastike të ­çmimeve të produkteve ushqimore për festat e fundvitit. Kështu u shpreh Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, në...

Çmimet e ushqimeve në Europë, cilat vende janë më të shtrenjtat?

Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende sesa në BE në përgjithësi, familjet në ato vende shpesh shpenzojnë një pjesë...

Bojkot paralajmërues në Librat Amë në Tetovë! Qytetarët mbeten pa shërbime, por i mirëkuptojnë

Këta qytetarët të Tetovës erdhën sot në Drejtorinë e Librave Amë, por u kthyen pa kryer punë! Të punësuarit në këtë institucion sot nisën bojkotin,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu