Zgjerimi i Frontit Europian, Osmani: Historike!

A i humbët shqiptarët dhe tani po i kompensoni me të tjerët? Ka qenë pyetja e radhës, në rrjete sociale, të cilës iu ka përgjigjur kandidati shqiptar për president, Bujar Osmani.

Ministri Osmani e quan ditë historike dhe jashtëzakonisht të rëndësishme zgjerimin e Frontit Europian me komunitetet tjera, jo shqiptare.

“Deri më tani kemi pasur 2 blloqe të mëdha maqedonase, që kërkonin të udhëheqin shtetin, kurse shqiptarët garonin për partnerë të koalicionit për t’u bërë në Qeveri. E kishim VMRO-DPNE-në me 10 parti politike, të komuniteteve të ndryshme, duke pretenduar që ata përfaqësojnë të gjithë qytetarët dhe kërkonin mandat për të udhëhequr shtetin. Ishte blloku i LSDM-së me 10 parti politike të komuniteteve të ndryshme, dhe gjithashtu pretendonin për mandat. Shqiptarët garonin në ligë tjetër.
Për herë të parë, ne kemi bllokun e tretë, të BDI-së me 10 parti politike të komuniteteve të ndryshme në frontin e madh europian, që pretendon për mandat për të udhëhequr shtetin. Që do të thotë se, tani keni 3 blloqe të mëdha që kërkojnë të udhëheqin shtetin”, tha Osmani.

Sipas Osmani, komunitetet do të përfitojnë maksimalisht nga Marrëveshja e Ohrit, vetëm nëse janë bashkë me implementuesit e MO-së, me partitë politike shqiptare. “Sot keni në bllokun e tretë, shqiptarët e bashkuar bashkë me komunitetet tjera, në bllokun e tretë të madh i cili në këto zgjedhje nga qytetarët do të kërkon që t’u merret mandat i plotë, për të udhëhequr shtetin në emër të MO-së”, përfundoi Osmani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

Fatmir Limani me fjalorin e kurtit “Çon selam” : Apo rrini… jo jo s’po rrijm, ani shkoni e pra!

Ministri Fatmir Limani, nga rradhet e Beses ne VLEN, ka publikuar sonte një status të paqartë dhe thumbues në rrjetet sociale. Në një stil si...

Murseli alarmon: Buteli me 50% shqiptarë, injoron përfaqësimin e drejtë etnik

Këshilltari në Komunën e Butelit, Armend Murseli, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me përfaqësimin etnik të të punësuarve në administratën komunale. Në seancën e...

SHBA paralajmëron Iranin: Mos i afroheni anijeve amerikane në kurs përplasjeje

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një paralajmërim të qartë ndaj Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për të shmangur veprime të rrezikshme...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu