Zgjedhjet lokale, Kasami shpalos disa nga kandidatët

Njëri nga liderët e VLEN-it Bilall Kasami, në një intervistë për Alsat shpalosi ekskluzivisht se VLEN ka vendosur që në zgjedhjet lokale të tetorit, në Komunën e Zhelinës të kandidojë me kryetarin aktual të komunës, Blerim Sejdiu. Gjithashtu, Kasami theksoi në bazë të rezultateve të anketave, gjasat janë të mëdha që në Kërçovë, VLEN të nxjerrë si kandidat Fatmir Limanin, ndërsa janë duke e shqyrtuar mundësinë për të përkrahur kandidaturën e pavarur të Visar Ademit për në Gostivar. Sipas tij deri në fund të muajit korrik duhet të jenë gati rezultatet e anketave dhe pastaj do të publikohen emrat e kandidatëve me të cilët, VLEN do të garojë në zgjedhjet lokale.

Zotëri Kasami, a përfundoi procesi i anketimeve dhe kur pritet që të publikohen emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale?

“Patjetër që si VLEN ne jemi duke bërë anketa sa i përket kandidaturave për kryetar komunash sepse vlerësojmë që zëri i qytetarëve duhet të jetë ai që do të përcaktojë se kush duhet t’i përfaqësojë ata në pushtetin lokal si një pushtet shumë i rëndësishëm. Në bazë të dinamikës me Agjencinë e matjes së opinionit publik, ne besojmë deri në fund të muajit do t’i kemi rezultatet dhe do të bëjmë publikimin e të njëjtave”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

A keni vendosur nëse do të kandidoni edhe për një mandat të dytë në Komunën e Tetovës?

“Unë e kam shprehur në disa raste që jam i gatshëm të garoj edhe për një mandat shkaku që janë bërë shumë punë, por ka edhe disa punë tjera të cilat kërkojnë edhe pak kohë për t’u përmbyllur. Poashtu kam thënë që dy mandate janë të mjaftueshme, ndoshta i treti është i tepërt, kështu që unë jam i gatshëm të garoj edhe një herë. Presim vendimin final të VLEN-it edhe për kandidaturën e Tetovës. Mund të jap ekskluzivitetin në Alsat që ajo që është vendosur në VLEN që kandidat i VLEN-it për Komunën e Zhelinës do të jetë kryetari aktual, zotëri Blerim Sejdiu”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

Zotëri Kasami në cilat komuna do të mbështesni kandidatë të pavarur, duke e pasur parasysh se në Komunën e Strugës vetëm se keni dhënë mbështetje për mëndi Qyrën si kandidat i pavarur ndërsa dje edhe në Komunën e Gostivarit Visar Ademi shpalli kandidaturën e tij?

“Sa i përket kandidatëve të pavarur, ne kemi thënë që për ne, më me rëndësi se një kandidat a do të jetë i një subjekti politik brenda VLEN-it apo do të jetë kandidat i VLEN-it ose i pavarur, më me rëndësi është që ai kandidat ta ketë përkrahjen e qytetarëve dhe të jetë zëri i qytetarëve, të punojë dhe të jetë në shërbim të tyre. Dhe, sipas sondazheve që kemi bërë, në Strugë nuk ka dilema që zotëri Mendi Qyra është zëri i qytetarëve të Strugës dhe është vullneti i tyre. Prandaj, ne pa dilema dhe pa hamendje e kemi përkrahur. Por, duhet të kemi parasysh se ka pasur edhe kandidatura tjera të shpallura si të pavarura, në këtë rast është edhe rasti me Kërçovën, ku megjithatë sipas sondazheve që kemi bërë del që kandidatura e Fatmir Limanit, del që kandidatura e Fatmir Limanit është më e preferuara për kërçovarët dhe ne jemi duke menduar që në Kërçovë të dalim me kandidaturën e ministrit aktual të Çështjeve Sociale dhe Demografisë. Sa i përket Gostivarit, poashtu është i njëjti qëndrim i joni që të matim qëndrimin dhe vullnetin e qytetarëve. Ende nuk i kemi rezultatet. Nëse kërkesa e qytetarëve në bazë të sondazheve tona do të jetë që zëri i tyre të jetë Visar Ademi, sigurisht që pa hezitim do të përkrahim edhe kandidaturën e pavarur për Gostivarin të zotëri Visar Ademit”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

A keni marrëveshje zyrtare me VMR0-DPMNE-në për koalicion në lokale dhe cili është qëndrimi juaj për Qytetin e Shkupit, a do ta mbështesni kandidatin e VMRO-DPMNE-së?

“Marrëveshje zyrtare nuk ka. Ka një do të kisha thënë marrëveshje parimore që ka qenë edhe në të kaluarën mes partnerëve të koalicionit në pushtetin qendror për një përkrahje të ndërsjellë në pushtetin lokal. Nuk ka ndonjë marrëveshje të formalizuar sepse, sa i përket pushtetit lokal këto marrëveshje bëhen pasi fitohen komunat dhe konform rezultateve në këshillat komunal. Pra, edhe në këto zgjedhje ideja është që të ketë përkrahje të ndërsjellë mes partnerëve të koalicionit. Që i bie se, nëse VLEN nëse nuk do të garojë me kandidatin e vet për Qytetin e Shkupit, do të përkrahet në këtë rast kandidati i partnerit tonë të koalicioni, në këtë rast, VMRO-DPMNE-së. Por, sa i përket marrëveshjes formale, ato marrëveshje janë në nivel lokal. Nga momenti kur do të ketë rezultat sipas rrethanave që imponohen edhe për sa i përket Këshillit Komunal, ashtu edhe do të bëhen formalizimet e marrëveshjes”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

Fatmir Limani me fjalorin e kurtit “Çon selam” : Apo rrini… jo jo s’po rrijm, ani shkoni e pra!

Ministri Fatmir Limani, nga rradhet e Beses ne VLEN, ka publikuar sonte një status të paqartë dhe thumbues në rrjetet sociale. Në një stil si...

Murseli alarmon: Buteli me 50% shqiptarë, injoron përfaqësimin e drejtë etnik

Këshilltari në Komunën e Butelit, Armend Murseli, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me përfaqësimin etnik të të punësuarve në administratën komunale. Në seancën e...

SHBA paralajmëron Iranin: Mos i afroheni anijeve amerikane në kurs përplasjeje

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një paralajmërim të qartë ndaj Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për të shmangur veprime të rrezikshme...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu