Zgjedhjet 2024, asnjë grua s’udhëheq listat zgjedhore shqiptare

Aktivistët për të drejtat e grave thonë se është për të ardhur keq që asnjë nga dy blloqet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare më 8 maj – Fronti Evropian dhe Koalicioni VLEN – nuk kanë marrë guximin që të garojnë me një grua në krye të listave për deputetë në gjashtë njësitë zgjedhore, transmeton REL.

Megjithëse afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë është 2 prilli, partitë politike kanë dorëzuar emrat e bartësve të listave në gjashtë njësitë zgjedhore.

Në to nuk është lakuar emri i as edhe një gruaje për deputete nga partitë shqiptare.

Partitë politike shqiptare që janë pjesë e Frontit Evropian, si dhe Koalicioni VLEN janë arsyetuar se përfaqësimi i grave në listat zgjedhore do të jetë madje më i lartë se obligimi ligjor prej 40 për qind.

Lidhja Social-Demokrate në njësinë zgjedhore numër tre ka bërë të ditur se do të garojë me Sanja Lukarevskën, e cila drejton Drejtorinë e të Hyrave Publike, ndërsa partia maqedonase në opozitë, VMRO DPMNE, në njësinë zgjedhore numër 6 do të synojë të fitojë besimin e qytetarëve në këtë zonë me Dafina Stojanovskën.

Deputetët në Maqedoninë e Veriut zgjidhen në bazë të modelit të listave të mbyllura, përkatësisht deputetë zgjidhen ata që janë në krye të listave në përputhje me numrin e votave të fituara sipas metodës së D’Hontit.

Nafije Selmani, aktiviste për të drejtat e grave, e cila ka garuar dhe në zgjedhjet lokale si kandidate për kryetare të Qytetit të Shkupit, duke komentuar listat për kandidatë për deputetë të partive politike shqiptare, ku nuk i është besuar asnjë gruaje detyra si bartëse liste thotë se kjo tregon se edhe pas 30 vjetëve nga pluralizmi i shtetit, te shqiptarët politika mbetet fushë mejdani vetëm e burrave.

“Partitë politike shqiptare nuk e kanë marrë seriozisht pjesëmarrjen e grave në jetën politike dhe njëherësh nuk janë mjaftueshëm të ndërgjegjshëm se janë vetë partitë politike ato që kanë përfitime kur gratë marrin pjesë në proceset zgjedhore, janë pjesë e institucionit ligjvënës, por edhe drejtojnë pozitat qeverisëse. Pjesëmarrja e grave nuk duhet parë nga dimensioni i përmbushjes së obligimit ligjor, por duke pasur një pjesëmarrje aktive në jetën politike duke artikuluar kërkesat e gjysmës së popullsisë në vend”, thotë Selmani.

Nga ana tjetër, Rita Beadini nga platforma Mollëkuqja, që në fokus ka të drejtat e grave, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se gratë vetë duhet të tregohen më luftarake për të marrë terrenin politik në mënyrë të barabartë me burrat.

“Nëse u lihet në dorë vetë partive politike që janë të drejtuara nga burrat, të vendosin për këtë çështje, veçanërisht partitë politike shqiptare as që e kanë parasysh çështjen e barazisë gjinore, përkatësisht përfshirjen e grave jo vetëm në listat zgjedhore, por në përgjithësi në pozitat vendimmarrëse, partitë politike nuk e shohin si problem mungesën e grave në pozitat udhëheqëse”, thotë Beadini.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë të përfaqësuar me 30 deputetë të shpërndarë në 8 parti politike të përfaqësuara në institucionin ligjvënës nga gjithsej 120 deputetë, por prej tyre vetëm 9 janë gra nga blloku politik shqiptar.

Për të rritur numrin e grave deputete në Kuvendin e Maqedonisë në vitin 2002, në Ligjin për zgjedhjen e deputetëve u përfshi kuota për garantimin e 30 për qind të ulëseve për gratë, dhe më pas kjo përqindje në vitin 2o15 u rrit në 40 për qind.

Por, partitë vazhdojnë ta shmangin zbatimin e kësaj dispozite ligjore duke vendosur në listat zgjedhore çdo të tretën pozitë për gratë, dhe në krye të listave vendet e garantuara mbeten për burrat.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal: Klubi i mundjes Çair që ka kampion balkanik në mundje Shaqir Bislimin 0 mjete. Klubi i Boksit Çair me kampion shtetëror në boks...

Qytetarët e Çairit janë tronditur nga zbardhja e shifrave për klubet sportive dhe buxhetin e komunës. Klubi i mundjes “Çair”, që ka kampionin balkanik...

VREDI që huqi ndryshimin dhe njolla e 20%!

Po bëhen gati dy vjet qëkur vredistët e Mickos u zotuan dhe premtuan se brenda 6 muajve të qeverisjes së qeverise koalicionit do ta...

Transparenca lokale nuk është PR. Është detyrim publik

Rezultatet e Indeksit të Transparencës Lokale 2025 tregojnë një problem serioz në funksionimin e pushtetit vendor. Komuna si Ohri, Tetova dhe Aerodromi renditen në...

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu