Zeqirija Ibrahimi sfidon Selën: Merri dy deputetë vetë dhe po t’i falim edhe deputetët tanë!

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, gjatë tubimit të kësaj partie në Kumanovë, iu përgjigj sulmeve të Ziadin Selës ndaj Alternativës ditëve të fundit. Ibrahimi tha se ato 8 deputetë që i mori Aleanca në zgjedhjet e fundit, janë rezultat i zemërgjerësisë së Afrim Gashit.

Ai e sfidoi Selën që të dalë i vetëm në zgjedhje dhe t’i marrë vetëm dy deputetë.

“Ato 8 deputetë që i mori Aleanca ishin për shkak të mirësjelljes së Alternativës dhe zemërgjerësisë së Afrim Gashit. Nëse atij ia bën mendja se ai prapë i fiton 8 deputetë, unë po e sfidoj sonte këtu. Shko vetë në zgjedhje dhe meri dy. Nuk po them 8, vetëm 2, edhe deputetët e Alterntivës i ke falë”, tha Ibrahimi.

Sekretari i Alternativës theksoi se nuk është më në pyetje fituesi i 8 majit, por se sa e thellë do të jetë fitorja e opozitës.

“Me 8 maj nuk është çështja a fitojmë ose nuk fitojmë, por se sa fitojmë. Andaj ju bëj thirrje që fitorja jonë të jetë e fuqishme”, tha Ibrahimi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Duke pritur raportin e BE!

Nga: Medai Shaholli Pas disa dy a tre javësh BE-ja do ta paraqes raportin për ngecjen e negociatave me "Severnën", e cila për shkak të...

📍 Gostivar, Maqedonia e Veriut Skandal urban: Asfalt përmbi baltë dhe rrugë të papastruar në mes të qytetit!

Në një situatë që ngjall reagime dhe dyshime për cilësinë e punimeve infrastrukturore, Komuna e Gostivarit është kapur në flagrancë duke shtruar asfalt përmbi...

Mickoski i vendosur: S’lëviz asnjë milimetër për ndryshimet kushtetuese

Në seancën e sotme të pyetjeve parlamentare, kryeministri Hristijan Mickoski i bëri thirrje përsëri opozitës që së bashku me Qeverinë të lobojë te eurodeputetët...

FSK dhe Akademia Ushtarake e Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti një delegacion të lartë nga Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak i Akademisë së Forcave...

Dauti bind Mickoskin ta vizitojnë Nerovën për të gjetur zgjidhje për shkollën

Problemi shumëvjeçar i shkollës në Nerovë pritet të marrë zgjidhje konkrete. Kryeministri është bindur për rëndësinë e kësaj çështjeje dhe ka pranuar ftesën time...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu