“Zemra e Shkupit rrahu kuqezi” – Falënderim nga Ambasadori Meidani për Shvercerat

Shkup, 8 Qershor 2025 – Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj grupit të tifozëve “Shvercerat” për atmosferën madhështore që krijuan mbrëmjen e kaluar në zemër të Shkupit.

Përmes një mesazhi emocional, ambasadori Meidani u shpreh:

“Faleminderim nga zemra për Shvercerat Shkup! Mbrëmë, zemra e Shkupit rrahu kuqezi. Me flamuj, me këngë, me zemër të madhe, krijuat një atmosferë që nuk harrohet. Jo vetëm tifozë – ju jeni nga zërat që rezonojnë krenarinë dhe lidhjen tonë! Shkupi u ndriçua nga dashuria për Shqipërinë!”

Ky gjest simbolik i tifozëve shqiptarë në Shkup dëshmon edhe një herë fuqinë e lidhjes shpirtërore dhe kulturore mes shqiptarëve, pavarësisht kufijve gjeografikë. Me moton #KuqezinjNëÇdoTrotuar dhe #ShqipëriKudo, mesazhi i unitetit dhe krenarisë kombëtare u përhap në çdo cep të qytetit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidenti sirian dhe komandantët amerikanë bashkohen për një ndeshje basketbolli!

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe diplomati i tij më i lartë u panë duke luajtur basketboll me komandantët më të lartë ushtarakë amerikanë. Al-Sharaa dhe...

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu