Zekirja Shaini: Pas atentatit nuk qëndron bashkëshortja ime Arjeta Adili

Mjeku nga Kumanova, Zekirja Shaini i cili ditë më parë ishte cak i nja atentati, përmes një deklarate hodhi poshtë të gjitha pretendimet se pas atentatit ndaj tij qëndron bashkëshortja e tij Arjeta Adili. Shahini tha se nuk ka njohuri për motivet e atentatit, shkruan Alsat.

“Përmes kësaj deklarata dua të shpalos të vërtetën mbi tentim vrasjes sime. Në lidhje me lajmet që janë përcjell kohëve të fundit nëpër rrjetet sociale, mediat dhe organet e rendit që kanë të bëjnë me plagosjen time unë doktor Zekirija Shaini ndjej detyrim moral dhe profesional që të reagoj publikisht dhe të sqaroj opinionin. Deklaroj se nuk kam njohuri për motivet e këtij atentati, nuk kam hesape të pasqaruara me askënd, askujt nuk i kam cenuar jetën e tij, privatësinë e tij, apo diçka tjetër. Tërësisht i hedh të pabaza dhe të pavërteta pretendimet se pas këtij akti qëndron bashkëshortja ime Arjeta Adili. Andaj urgjentisht kërkoj nga organet hetuese që të sqarojnë situatën rreth zonjës time të përfshirë në këtë rast nga ana e tyre duke respektuar privatësinë tonë familjare e veçanërisht imazhin e zonjës. E gjithë kjo që u përcoll në opinion është shpifje e cila synon të dëmtoj reputacionin tim personal, familjar”, tha Shahini dhe njëherit kërkoi nga organet kompetente që të zbardhin rastin, dhe e vërteta të del në shesh. Ai me apel edhe deri tek politika.

“Apel edhe politikës që ngutet dhe del para organeve kompetente për ta paraqitur këtë rast si ngatërresë familjare, jo vetëm rastin tim, edhe të gjitha rastet e këtilla të mos i sheh si mundësi e përfitimeve të poenave politike, mu në këto momente të zhvillimit të fushatës parazgjedhore me rastin e zgjedhjeve lokale”, u shpreh Zekirja Shaini.

Shahini tha se nuk do t’i ndaloj aktivitetet e tija si në jetën personale ashtu edhe në atë politike dhe se sonte do të merr pjesë si bartës i listës së AKI-së. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu