Zbërthimi i aplikacionit “Ghost”/ Mediat australiane: Përdorej nga një organizatë kriminale shqiptare!

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni ndërkombëtar i koordinuar nga Europol, për zbërthimin e aplikacionit të kriptuar “Ghost” që çoi në dhjetëra arrestime në disa vende të botës për trafik droge, planifikim vrasjesh etj.

Mediat australiane shkruajnë se; “aplikacioni “Ghost” në Australi përdorej për të koordinuar komunikimet sekrete të anëtarëve të një sindikate kriminale shqiptare”.
Konkretisht sipas mediave, një prej të arrestuarve nga Victoria, i dyshuar për trafikimin e cannabis me vlerë 1.2 mln dollarë, rezulton lidhje e krimit të organizuar shqiptar.

Ai u vu në pranga gjatë operacionit ndërkombëtar që coi në dhjetëra arrestime në disa vende të botës përfshirë dhe Australinë.

Një tjetër lidhje e aplikacioni “Ghost” me Shqipërinë del pas arrestimit në Itali në kuadër të të njëjtit operacion të anëtarit të mafies italiane Giovanni Parlangeli.

Leonardo Lando, oficer italian i ndërlidhjes së drogës në Europol, tha se individi ishte në kërkim që nga viti 2023 dhe pretendohej se kishte “një rol të madh” në Sacra Corona Unita.

“Për shkak të gjeografisë, afërsia e Shqipërisë me këtë zonë është shumë thelbësore dhe vendimtare për këtë lloj hetimi”, tha ai. “Pra, ne shpresojmë se do të jetë vetëm një fillim për bashkëpunimin e ri të zbatimit të ligjit”, përmbylli Lando.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu