ZANATET NË ÇARSHINË E SHKUPIT: Dikur pasuri kulturore, sot në rrezik zhdukje!

“Institucionet në të kaluarën janë munduar të bëjnë diçka, mirëpo gjithsesi nuk kemi pasur rezultate të mira sa i përket artizanaleve të vjetra këtu. Tani më jemi krejtësisht të lënë pas dore, pavarësisht kërkesave e ankesave të shumta që kemi bërë – nuk kemi pasur ndihmë prej askujt, as edhe ndonjë thirrje të vetme për bashkëbisedim për ndonjë strategji të përbashkët”, thotë kryetari i Esnafëve të Çarshisë, Bujar Dullovi

Anëmsha SHABANI

Shkup, 17 nëntor – Çarshia e Shkupit dikur ishte një pasuri e vërtetë, ndërkohë që sot, fatkeqësisht, ajo është e shkatërruar, e ndotur nga fenomene që nuk kanë qenë kurrë pjesë e saj si dhe e lënë pas dore sa i përket artizanateve. Esnafi dikur ishte shtylla kryesore e çarshisë, dhe duhet të vazhdojë të jetë. Megjithatë sot, esnafi nuk e ka të njëjtin ndikim. Tradita e mjeshtërisë, e përcjellur nga një brez në tjetrin, po zhduket, ndërsa komercializmi dhe mungesa e vlerave po marrin përparësi. Për këtë, kryetari i Esnafëve të Çarshisë, Bujar Dullovi thotë për gazetën KOHA se përpjekjet e institucioneve për të mbështetur zanatet e vjetra kanë dështuar, pa ndonjë ndihmë apo mundësi për dialog dhe bashkëpunim strategjik.

“Institucionet në të kaluarën janë munduar të bëjnë diçka, mirëpo gjithsesi nuk kemi pasur rezultate të mira sa i përket artizanaleve të vjetra këtu. Tani më jemi krejtësisht të lënë pas dore, pavarësisht kërkesave e ankesave të shumta që kemi bërë – nuk kemi pasur ndihmë prej askujt, as edhe ndonjë thirrje të vetme për bashkëbisedim për ndonjë strategji të përbashkët”, theksoi Dullovi.

Ai shtoi se strategjia e Esnafëve ishte fillimisht lirimi nga pagesa e qirave në Çarshi, që nuk u miratua nga institucionet. Më pas bashkëpunimet me shkollat, duke i angazhuar nxënësit me punimin e filigranit, zdrukthëtarisë…. me qëllim që ata t’ua dinë vlerën punës së dorës dhe ti angazhojnë në Çarshi.

“Momentalisht kemi shumë gra që angazhohen me punë dore apo punë prej në shtëpi dhe më pas i sjellim në çarshi për ti shitur. Unë personalisht jam kundër strategjisë së institucioneve për ti kthyer pensionistët në punë. Ata mund të vijnë vetëm si trajnues për gjeneratat e reja, jo për të mos i lënë të qetë edhe pas pensionimit. Jemi të vetëdijshëm se të rinjtë duan diçka tjetër, mirëpo ato institucione nuk e kanë përdorur si strategji ballafaqimin e të rinjve me zanatçinjtë dhe artin e punës së dorës”, thotë Dullovi, duke bërë apel deri te të gjitha institucionet kompetente të vetëdijesohen dhe mos t’i lënë artizanalet të vdesin!

Nga ana tjetër, pronaret e dyqaneve të Çarshisë thanë se të ushqesh familjen me kultivimin e zanateve të vjetra, pothuajse është bërë e pamundur. Disa ankohen se puna e tyre ka rënë deri në atë pikë, ku si pasojë shumë dyqaneve po u vendoset dryni. Njëra nga zonjat e vjetra të Çarshisë së Shkupit, tha për gazetën KOHA se shpesh vajzat që shkojnë aty për të marrë zanat, pas 3-4 muajve heqin dorë, pasi nuk u duket interesante dhe nuk kanë durim.

“Ka mbi 50 vite që nuk e kam hequr gjilpërën prej dore. Për mua është një art në vete. E bëj me shumë kënaqësi. Por shpesh po ndodh qe vajzat që po na vijnë po e lënë pas tre apo katër muajve, ne kemi qenë shumë të kujdesshme, ndërsa sot nuk po kanë durim më, siç duket po zgjedhin diçka më lehtë. Megjithatë për ne është një fatkeqësi shumë e madhe të shohim se si artizanatet në Çarshi po zhduken dita-ditës”, deklaroi një rrobaqepëse në Çarshi. Ndryshe, artizanatet janë një pjesë e rëndësishme e identitetit dhe trashëgimisë kulturore të vendit, dhe është e domosdoshme që Qeveria të ndërhyjë për të promovuar këtë sektor dhe për të krijuar mundësi për të rinjtë që të angazhohen në të. Kjo do të sigurojë jo vetëm mbrojtjen e traditës, por edhe zhvillimin ekonomik dhe kulturor të vendit. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Orar pune prej gjashtë orësh, pa ulje të pagave

Partia E Majta propozon në Parlament uljen e orarit të punës në gjashtë orë pa ulje të pagave. Kjo, siç thonë nga E Majta,...

Qëndrimi i qeverisë Netanyahu që nuk njeh ligjin përbën një kërcënim të qartë për sistemin ndërkombëtar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin, transmeton Anadolu. Sipas deklaratës së bërë në llogarinë e rrjeteve...

“NO” – Real Madridi i jep një përgjigje të prerë Phil Fodenit në Instagram

Një episod interesant dhe humoristik ka ndodhur në Instagram mes yllit të Manchester Cityt, Phil Foden, dhe klubit mbretëror spanjoll, Real Madrid. Gjithçka nisi...

Erdogan i ofron Iranit ndihmën për të lehtësuar bisedimet bërthamore dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit me Izraelin

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i bëri me dije homologut të tij iranian, Masoud Pezeshkian, se Turqia është e gatshme të luajë një rol...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu