Xhaferi-Taravarit: Nga dëshira e verbër për pushtet shkelët dhe mbi interesat jetike të shqiptarëve!

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, Valdet Xhaferi ka komentuar deklaratën e fundit të kryetarit te Komunës së Gostivarit, Arben Taravari drejtuar BDI-së për “opozitarizëm të dinjitetshëm”. Xhaferi në reagimin e tij shkruan se BDI shquhet për veprimtari politike e kombëtare, si parti që gjithmonë ka mbrojtur vlerat shqiptare, për dallim nga Vlen-i që shkeli mbi interesat shqiptare nga lakmia e verbër për pushtet.
Reagimi i plotë:

Kryetari i Komunës së Gostivarit, po na flet për ‘Krenari dhe Dinjitet’ ?!
Ndërkohë që i humbi zgjedhjet edhe në Gostivar ende nuk e kemi parë të mbajë fjalën e dhënë publikisht se do të dorëhiqet në rast se i humb zgjedhjet qoftë edhe me një votë më pak !!!
Dëshira e opozitës shqiptare për pushtet është ambicie e verbër duke shkelur edhe mbi interesat jetike të shqiptarëve në RMV.
Këtë, BDI-ja asnjëherë nuk do ta bëjë, qoftë edhe me koston e pushtetit dhe posteve që ai sjell.
Mbrojtja e dinjitetit të shqiptarëve është alfa dhe omega e veprimit tonë politik, në ose jashtë ekzekutivit. Kjo linjë e kuqe nuk do të shkelet kurrë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu