Xhaferi: Protestat në pesë universitetet shtetërore janë të motivuara politikisht

Protestat në pesë universitetet shtetërore janë për qëllime ditore politike, tha sot kryeministri teknik Talat Xhaferi. Më 4 mars, profesorët, asistentët dhe punonjësit e universiteteve të Manastirit, Tetovës, Shtipit, “Shën Apostol Pavle” në Ohër dhe “Nënë Tereza” në Shkup dolën në protesta paqësore për shkak se nuk u nënshkruan kontratat kolektive, gjë që i la me pagë 22 përqind më pak se kolegët e tyre në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” (UKM) në Shkup, ku një marrëveshje e tillë tashmë është zbatuar, transmeton Portalb.mk.

Xhaferi thotë se nuk ka pasur kohë të nënshkruaj kontratat me këto universitete për të marrë paga më të larta për shkak se janë shpallur zgjedhjet.

“Marrëveshjet kolektive nuk nënshkruhen në zgjedhjet e planifikuara dhe këto protesta kanë prapavijë politikr. Zgjidhja është të presim përfundimin e zgjedhjeve. Këtë procedurë e udhëheq Kuvendi dhe nuk është parti politike dhe as person. Kuvendi është institucion shtetëror dhe autoriteti më i lartë. Në çdo format, pas zgjedhjeve vazhdon procedura e nisur në lidhje me kërkesat. Kushdo që të jetë kryetar i Kuvendit dhe kushdo që të jetë përbërja e shumicës së ardhshme do të duhet ta autorizojë kryetarin e Kuvendit sepse ky aktual pas zgjedhjeve fizikisht nuk ka kohë ta bëjë këtë”, tha Xhaferi në konferencën për media në Qeveri.

Ai thotë se këto universitete nuk ishin të diskriminuara, por nuk kishin krijuar me kohë sindikatat dhe për këtë arsye nuk ishte e mundur të nënshkruhet kontrata kolektive me ta.

Punonjësit e Universitetit të Tetovës me 4 mars protestuan për shkak të mosnënshtrimit të Marrëveshjes Kolektive nga Parlamenti për rritjen e rrogave si në Universitetin Shën “Kirili dhe Metodi”. Sindikata e UT-së kërkoi nënshkrimin e Marrëveshjes kolektive para shpërbërjes së parlamentit. Protestuan edhe profesorët deputetë nga e BDI-ja të cilët janë pjesë e Qeverisë dhe shumicës në Parlamentin e RMV-së.

Ata kërkuan që nënshkrimi i Marrëveshjes Kolektive të bëhet para shpërbërjes së Parlamentit dhe Qeveria të zbatojë Marrëveshjen Kolektive duke i llogaritur të ardhurat e të punësuarve sipas koeficienteve të paraparë në të.

Sot protestuan gjithashtu edhe sindikatat e universiteteve tjera publike në vend: “Goce Dellçev”- Shtip, Universiteti i Tetovës, “Shën Kliment Ohridski”- Manastir, “Nënë Tereza” – Shkup, “Shën Apostol Pavle”- Ohër.

Sindikatat paralajmëruan se nëse nuk gjendet zgjidhje do të vazhdojnë me protesta.

Punonjësit në universitetin më të vjetër shtetëror në Maqedoninë e Veriut „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup, nga shkurti marrin paga më të larta mesatarisht për rreth 22 përqind, ndërsa në formë retroaktive do t’ju paguhet edhe dallimi për muajin janar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës. Në raportin policor...

Stine nuk e përballon dot Big Brother-in, përfundimisht lë shtëpinë

Stine ka vendosur të largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother, pasi nuk arriti ta përballojë më presionin e lojës. Vendimi i tij erdhi...

Zbulohet doktrina ushtarake daneze për Groenlandën: Do të qëllojmë të parët në rast pushtimi

Danimarka ka konfirmuar se një rregull ushtarak i vitit 1952 mbetet ende në fuqi dhe parashikon që trupat daneze të hapin zjarr menjëherë në...

🚨E funid: SHBA🇺🇸 po rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme me lëvizje që duken si përgatitje për operacione ndaj Iranit🇮🇷 ndërsa Irani...

Rriten ndjeshëm lëvizjet ushtarake të SHBA drejt Lindjes së Mesme, Irani në gatishmëri ajrore Lëvizjet ushtarake të Shteteve të Bashkuara drejt Lindjes së Mesme janë...

Si rusët e tradhtuan Maduron gjatë aksionit të amerikanëve?

Ndërsa forcat kubane pësuan humbje të rënda duke mbrojtur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, raportet tregojnë se njësitë elitare ruse, të dërguara për të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu