Xhaferi: Policë të rinjë me ambicje për përparim ndërtojnë pasqyrën për polici profesionale

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në Qendrën e Trajnimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mori pjesë dhe u drejtua në Promovimin solemn të nëpunësve të rinj policorë.
Në vazhdim, ju përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit Xhaferi:

„I nderuar ministër i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski,
Të nderuar përfaqësues të tjerë të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme,
Të nderuar mysafirë,
Të nderuar nëpunës të ardhshëm policorë,

Kam nderin që sot jam këtu në këtë ditë të veçantë për ju, pjesëtarët e gjeneratës së re të nëpunësve policorë. Më gëzon dhe ju përgëzoj që si të rinj keni marrë vendim të viheni në shërbim të qytetarëve dhe shtetit, të jeni në vijën e parë të sigurisë së tyre, që është detyra fisnike dhe në të njëjtën kohë, detyrë me shumë përgjegjësi.

Sot të gjithë ne të pranishëm këtu, jemi krenar me motivacionin dhe qëndrueshmërinë tuaj për përfundimin e suksesshëm të trajnimit njëvjeçar këtu në Qendrën e Trajnimit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Njohuritë dhe aftësitë që i keni fituar vitin e kaluar përmes trajnimit intensiv, besoj se si nëpunës të ardhshëm policorë së shpejti do i zbatoni me përpikëri në njësitë organizative ku do të jeni të sistematizuar.

Ministria e Punëve të Brendshme ka nevojë për njerëz të rinj, dhe jam i bindur se të gjithë ju, 508 nëpunës policorë të ardhshëm, keni ambicie të tillë, për zhvillim dhe përparim profesional.

Ju inkurajoj të jeni të ndershëm dhe të përkushtuar në zbatimin e obligimeve tuaja ndaj qytetarëve, të jeni krenarë për punën tuaj. Profesionalisht të ballafaqoheni me sfidat e reja në punë dhe të jeni të gatshëm për përgjigjet e pritura. Për profesionalizmin tuaj dhe dashurinë për profesionin, të dëshmojnë rezultatet nga puna juaj e përditshme në të gjitha fushat e sigurisë.

Ju bëheni pjesë e një dikasteri që punon ekskluzivisht dhe vetëm në shërbim të qytetarëve dhe në asnjë mënyrë tjetër! Për nëpunësin policor, çdo qytetar është po aq i rëndësishëm, pavarësisht nga përcaktimet, bindjet personale, apo çfarëdo dallim tjetër.

Për policin profesional, nuk ka detyrë më pak apo më shumë të rëndësishme. Të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe të gjithë kanë të drejtën e njëjtë për siguri. Si nëpunës të ardhshëm policorë, pres që përmes sjelljes dhe punës tuaj personale të demonstroni se policia si institucion është profesionale dhe i përmbush me sukses përgjegjësitë dhe detyrat e veta ligjore.

Të nderuar të pranishëm,
Çështja e sigurisë, në nivel global, po tregohet si sfidë gjithnjë më e rëndësishme dhe më komplekse. Siguria bëhet një politikë globale me prioritet, a roli i sistemit të punëve të brendshme, sidomos i policisë, është faktori më i rëndësishëm për menaxhimin e sfidave të tilla.

Prandaj, është me rëndësi të madhe që ju personalisht të fitoni besimin e qytetarëve. Kështu, do të kontribuoni në ngritjen e besimit të qytetarëve në policinë në tërësi. Tani, më lejoni që edhe një herë t’ju përgëzoj dhe t’ju uroj të jeni të ndershëm dhe profesionalë, të përkushtuar dhe të guximshëm, shembull për çdo gjeneratë të ardhshme.
Ju faleminderit për vëmendjen! “ – tha Xhaferi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Zemra e Shkupit rrahu kuqezi” – Falënderim nga Ambasadori Meidani për Shvercerat

Shkup, 8 Qershor 2025 – Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë...

“Brezi pandemik”, BBC: Si Covid-19 ka lënë një gjurmë afatgjatë tek fëmijët

BRITANI- Stresi dhe izolimi i pandemisë ka lënë plagë sociale dhe emocionale që tashmë po shihen tek fëmijët, por shkencëtarët parashikojnë gjithashtu se mund...

Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

Me rritjen e temperaturave në vend, Instituti i Shëndetit publik ka dalë sot me rekomandime, duke bërë thirrje që të respektohen masat e mbrojtjes...

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president në Kolumbi

Senatori konservator Miguel Uribe, kandidat për president në Kolumbi në zgjedhjet e majit 2026, u plagos të shtunën në Bogota gjatë një tubimi elektoral...

VLEN: Bujqësia në rritje falë neve, thirrje publike për subvencionim të traktorëve!

VLEN vazhdon me përkushtim të fuqishëm qëndrimin tonë të palëkundur: Bujqësia dhe bujqit janë themeli i zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë së vendit! Në një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu