Xhaferi nga Kotorri: Punuam fort për agjendën evropiane edhe pse ishin në periudhë zgjedhjesh

Maqedonia e Veriut ishte në periudhë zgjedhore, ne kemi punuar intensivisht në finalizimin e agjendës sonë reformuese 2024-2027, deklaroi kryeministri teknik Talat Xhaferi në Samitin Rajonal të Liderëve në Kotorr, nën moton “Një rajon, vizion i përbashkët”. Ai thekosi se drafti i fundit i agjendës së reformave të miratuara nga Qeveria u nda nga Komisioni Europian në fillim të majit dhe tha se pret zbatimin e udhërrëfyesve më të fundit që i referohen lëvizjes së përshpejtuar drejt tregut të përbashkët të brendshëm, por edhe zbatimit të agjendës reformuese.

TALAT XHAFERI, KRYEMINISTËR
“Dua të theksoj dy momente të rëndësishme që ndodhën pas takimit në Tiranë. E para ishte në fund të prillit kur Maqedonia e Veriut dorëzoi paraaplikimin e saj për anëtarësim në Zonën e vetme europiane të pagesave (SEPA) dhe e dyta e cila ka të bëjë me iniciativën për qendrat europiane për inovacione digjitale, pra në muajin mars, publikuam një thirrje publike në të cilën aplikuan disa qendra për inovacione digjitale. Janë hapa të vegjël por domethënës që konfirmojnë drejtimin e lëvizjes së vendit”.

Sa i përket bashkëpunimit rajonal Xhaferi theksoi se mbështesin themelet e vendosura në planin e ri të veprimit për tregun e përbashkët rajonal. Ai tha se shpreson që kjo rrugë do të vazhdojë të jetë udhërrëfyes për qeverinë e ardhshme të Maqedonisë së Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu