Xhaferi – Haxhiev: Bashkëpunimi ekonomik i Detit të Zi ofron mundësi për lidhje të thelluar ekonomike mes Evropës dhe Azisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka takuar sot sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë parlamentare për bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi, Asaf Haxhiev.

Kryeministri Xhaferi ka shprehur kënaqësinë nga vazhdimi i dialogut të vendosur me Asamblenë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi dhe në cilësinë e tij si Kryetar i Qeverisë, konfirmoi bindjen se diplomacia në çdo nivel të qeverisjes, qoftë parlamentare apo ekzekutive, është e domosdoshme në kontekstin aktual të ndërlikuar ndërkombëtar-gjeopolitik, dhe kontribuon në uljen e tensioneve, ndërtimin e besimit dhe gjetjen e zgjidhjeve.

Kryeministri e theksoi rëndësinë e organizatës për bashkëpunimin ekonomik të Detit të Zi dhe shprehu kënaqësinë e tij për përfitimet e anëtarësimit katërvjeçar të Maqedonisë së Veriut, që nuk nënkupton vetëm anëtarësim në strukturat e organizatës, por ofron edhe mundësinë për një lidhje më të thellë ekonomike midis dy kontinenteve, si dhe tre rajoneve të ndryshme. Ballkani, Kaukazi dhe Deti i Zi. Në këtë drejtim, ai iu referua projekteve strategjike kyçe që kontribuojnë në lidhjen dhe integrimin më të madh të rajonit, duke sjellë përfitime të reja ekonomike për vendet, siç është Korridori 8, i cili lidh Adriatikun me Detin e Zi.

Sekretari i përgjithshëm Haxhiev, e uroi kryeministrin Xhaferi për funksionin e ri, duke shprehur kënaqësinë dhe pritjen për vazhdimësi të dialogut të mirë dhe të rregullt të vendosur me Xhaferin si Kryetar i Kuvendit. Haxhiev theksoi se, për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike, Maqedonia e Veriut është një vend kyç për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, dhe anëtarësimi në NATO dhe integrimi i nisur në BE ofrojnë një dimension të rëndësishëm shtesë, politik dhe të sigurisë, që është i mirëseardhur për rritjen e dinamikës ekonomike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga sot shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike!

Nga sot (1 janar 2026) hynë në fuqi vendimi i KRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë në Maqedoninë e Veriut. Nga...

Ukë Rugova, kryetar i ri i LDK-së

Zgjedhjet e fundit parlamentare treguan një rezulatet të dobët të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këto zgjedhje LDK-ja doli partia me tretë. Pas rezultatit...

Zohran Mamdani betohet me dorën mbi Kuran si kryetar i Nju Jorkut

Zohran Mamdani u bë kryetar bashkie i qytetit të Nju Jorkut menjëherë pas mesnatës të enjten, duke bërë betimin në një stacion historik metroje...

Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

Ka ndërruar jetë Nexhat Daci, akademik dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës njoftoi se Daci vdiq më 1...

Kurti: Telekomi i Kosovës mbyll vitin e katërt radhazi me fitim, rreth 10 milionë euro në 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Telekomi i Kosovës ka shënuar vitin e katërt radhazi me fitim vjetor, duke e cilësuar këtë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu