Xhaferi – Begaj: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të përkushtuara për integrimet euroatlantike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin ndërkombëtar për gra, paqe dhe siguri në Prishtinë, Republika e Kosovës, realizoi takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Siç informon Pres shërbimi qeveritar në takim është shprehur kënaqësi për dialogun e vazhdueshëm politik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

“Bashkëbiseduesit e theksuan përkushtimin e të dyja palëve për marrëdhënie të mira fqinjësore. Kryeministri Xhaferi dhe Presidenti Begaj, theksuan në takim se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, si aleatë në NATO, janë të gatshme për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të një kontributi më aktiv në prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe të komunitetit euroatlantik”, thuhet në kumtesë. Në takim u këmbyen opinione edhe për integrimet evropiane, si dhe për vazhdimin e proceseve reformuese në të dyja shtetet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal: Klubi i mundjes Çair që ka kampion balkanik në mundje Shaqir Bislimin 0 mjete. Klubi i Boksit Çair me kampion shtetëror në boks...

Qytetarët e Çairit janë tronditur nga zbardhja e shifrave për klubet sportive dhe buxhetin e komunës. Klubi i mundjes “Çair”, që ka kampionin balkanik...

VREDI që huqi ndryshimin dhe njolla e 20%!

Po bëhen gati dy vjet qëkur vredistët e Mickos u zotuan dhe premtuan se brenda 6 muajve të qeverisjes së qeverise koalicionit do ta...

Transparenca lokale nuk është PR. Është detyrim publik

Rezultatet e Indeksit të Transparencës Lokale 2025 tregojnë një problem serioz në funksionimin e pushtetit vendor. Komuna si Ohri, Tetova dhe Aerodromi renditen në...

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu