VV nis egër fushatën, Kurti e Konjufca: “I frikshëm sinkronizimi i opozitës me Sprska-n”, “Agjendë antishtetërore”

“Shkurtpamësi të mjerueshme”, “Agjendë antishtetërore”, “Duan krizë sociale”, “Duan ta dërgojnë shtetin në humnerë”, “Duan të bllokojnë gjithçka”, “Kush e meriton më shumë se Albin Kurti?”, “Vëreni me kujdes, nuk votojnë kundër Listës Serbe, maksimumi abstenojnë”, “E frikshme përputhja e tyre me Listën Serbe”.
Fjalët e mësipërme i thanë i dyti dhe i pari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti.

Konjufca me ta nominuar Albin Kurtin si kandidat për kryeministër nga radhët e VV-së në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, ia tha sulmeve ndaj ish-partive opozitare në oktavat më të larta akuzuese.

Vitin 2025, tha ai, do ta përshkruajnë historianët si viti “ku gjysma e spektrit politik përdori çdo mjet që Kosova të mos kishte institucione vitale të shtetit”.

Konjufca tha se “qytetarët pyesin çka duan këta” referuar refuzimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të hyrë në koalicion, dhe refuzimit po ashtu të LDK-së për t’u bërë me anën tjetër të ish-opozitës për të bërë qeveri.

“Numrat objektivisht i kishin”, tha Konjufca.

I dyti i Vetëvendosjes, tha se ish-opozitar ka “agjendë antishtetërore” që dëshiron “të bllokojë gjithka” që, sipas tij, “të dobësohet Vetëvendosja”.

“Kjo është agjendë tejet e dëmshme, dhe do ta quaja antishtetërore. Për këtë qëllim ata janë në gjendje të shkojnë edhe në humnerë. Edhe nëse nuk ka buxhet, e paga për popullin, nuk ka lidhje thonë ata, me rëndësi Albin Kurti me dështu. Me sakrifiku shtetin që Albini me dalë keq. Shkurtpamësi e mjerueshme dhe e paparë. Për kër krejt këtë maskaradë po mendojnë që kështu e rrisin mbështetjen në popull. E pabesueshme”, tha Glauk Konjufca.

“Por, shyqyr që jemi në demokraci. Gjatë gjithë këtij viti kur fitoi VV, ata në unison patën një varg koral, që Albin Kurti kurrë s’do të jetë më kryeministër kurrë i Kosovës. Vetëm e vetëm që Albini s’do të jetë më KM. Eklipsi i mendjes që ta rrëzojnë më të votuarin”, shtoi ai.

Për nominimin e Kurtit, Konjufca i vazhdoi vargjet e mëhershme, se “është më meritori” në udhëheqjen e vendit, “që ka bërë transformimin social dhe demokratik” të Kosovës.

Të dashur jemi mbledhur ta nominojmë kryeministrin e ardhshëm, unë do ta nominoj më të votuarin në hsitorin., më meritorin

“Liderin e vërtetë të transformimit social dhe demokratik, Albin Kurtin. Kush do ta meritonte më shumë se ai?”, tha Konjufca.

Kurti, merr fjalën

“10 dhjetë muaj na bllokuan”.

Në këto terma e nisi fjalën Albin Kurti i Vetëvnedosjes referuar ish-opozitës prej seancës së parë konstitutive të 15 prillit ku VV nuk i kishte votat dhe impononte për 60 seanca Albulena Haxhiun e cila nuk kalonte.

“Krizën legale duan ta bëjnë sociale, të mbesin njerëzit pa paga, të mbesin pa shtesat me rritje, mungesa e pagesave pë roperatorë. Krizën legale duan të bëjnë edhe sociale. Krizë ekonomike dhe financiare nuk ka, nuk ka krizë buxhetore, ka krizë legale dhe procedurale. Opozita po do krizë sociale”, tha Albin Kurti.

“Kjo opozitë po e pengon të drejtën e mërgatës për t ë votuar, dhe këtë po e bën fatkeqësisht në sinkron me Listën Serbe. Përputhja me Listën Serbe është e frikshme. Jo veç në Kuvend, e kundër meje e Glaukut, veç vëreni me kujdes, këta nuk vootjnë kundër Listës Sebre, veç abstenojnë. Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme, dhe nevojitet syçelësi”, tha Albin Kurti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu