Vulin i reagon Bujar Osmanit për Srebrenicën: Së paku mund të përmbaheshit

Pas deklaratës së shefit të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani se Maqedonia është ko-sponsor i Rezolutës së OKB për gjenocidin në Srebrenicë, në të cilën thirret Serbia që ta mbështesë, i pari me reagim ka dalë Alekandar Vulin. Vulin porositi se Maqedonia e Veriut së paku mund të përmbahej, kurse tashmë nuk mund ta mbështesë Serbinë.

“Serbia është shteti i vetëm që kufizohet me Maqedoninë e Veriut dhe asnjëherë nuk ka kërkuar nga ajo që ta ndryshojë emrin, historinë, rregullin kushtetues dhe gjuhën zyrtare. Kur thirreshin ish Republika Jugosllave, Maqedonia dhe Shkupi, ne i quanim Maqedoni. Me ta ndanim ilaçe në kohën e epidemisë së Kovid – 19, ia kemi dhënë rezervat tona me grurë, miell dhe sheqer, kurse Kisha Ortodokse Serbe i mundësoi pavarësi Kishës Maqedonases dhe i mundësoi pavarësi dhe emër. Maqedonia e Veriut me gjithë këtë i falënderoi serbët me njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, dhe me tani me pjesëmarrjen entuziaste në rezolutën e cila i shpalli serbët si komb gjenocid. Verior-maqedonasit e dinë se zëri i tyre nuk vlen aspak, as edhe kur bëhet fjalë për emrin dhe gjuhën e tyre, e aq më pak për serbët, prandaj kanë mundur së paku të përmbaheshin nëse nuk mundnin ta mbështesin Serbinë”, tha Vulin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ali Ahmeti nga Dollneni: Me thirrje nacionaliste po vendosni në rrezik Marëveshjen e Ohrit dhe shtetin unitar (VIDEO)

Aleanca Kombëtare për Integrim sonte ka mbajtur tubimin e rradhës në Dollnenin, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit është...

PEKINI NDALON EKSPORTET E RRALLA! Kina godet SHBA-të me kufizime të reja për elementët e rrallë

Një përplasje e re po ndizet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Pekini ka shpallur ndalimin e eksporteve të elementëve të rrallë minerale kritike...

Maqedoni, 54% e të rinjve janë përballur me korrupsionin

54 % e të rinjve janë përballur me forma të ndryshme të korrupsionit, 30% e tyre me blerje diplomash dhe 24.3% me blerje notash....

Ursula von der Leyen të mërkurën do të jetë në Shkup

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pasi i mbijetoi dy mocioneve të votëbesimit në Parlamentin Evropian, do të realizojë vizitë disaditore në...

S’ndalen luftimet në Gaza, OKB-ja e pezullon evakuimin e foshnjave nga veriu

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë, UNICEF, tha të enjten se u detyrua që të pezullonte një mision të miratuar paraprakisht për transferimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu