Vuçiq “kunj” për Kurtin: Duhet të shqetësohet për veten, 10 mandate për Listën Serbe

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek tha se partia që ai drejton është fituese absolute e zgjedhjeve dhe se ka marrë të 10 mandatet që parashikohen për serbët në Kosovë.

“Fituam 40 mijë vota në kushte të vështira, të pabarabarta dhe të pamundura”, tha Elek.

Ky rezultat ka sjellë edhe reagimin e Presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili falënderoi popullin serb në Kosovë. Nuk mungoi edhe një “kunj” për Kurtin.

“Është shumë e qartë se Lista Serbe do të fitojë padyshim të 10 mandatet dhe do të jetë një barrierë për sulmet e mëtejshme nga Kurti. Kam frikë se tashmë i duhet të shqetësohet më shumë për veten e tij dhe mbijetesën në pushtet”, tha Vuçiç për Kurtin.

Sipas të dhënave në KQZ-në e Kosovës, Lista Serbe ka marrë 3.99% të votave në rang territori, por kjo nënkupton shumicën e votave të komunitetit serb.

Kujtojmë se komunitetet joshumicë kanë 20 ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës. Prej tyre, 10 karrige janë të garantuara për komunitetin serb./tvklan.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bujar Osmani: Nuk është thjesht fushatë, është lëvizje gjithëpopullore e rezistencës dhe e shpresës

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani në fjalën e tij sonte para çairasve, ku i pranishëm ishte edhe...

Selimi: U sulmua ambasadori i Shqipërisë pse ngriti zërin për fëmijët shqiptarë, tani heshtje…!

Selimi: Kollaj të premtohet, vështirë të mbahet fjala kur nuk ke peshë! Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar pas publikimit të lajmit se nxënësit shqiptarë...

ASH: VLEN të ndalë lojën me dinjitetin e nxënësve shqiptarë në Nerovë – kërkojmë llogari për premtimet e pambajtura!

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë dhe indinjatë për faktin se, pavarësisht premtimeve publike nga përfaqësues të grupacionit VLEN, nxënësit shqiptarë të fshatit...

Flotiljen e Greta Thunberg e kap stuhia, kthehet nga rruga për në Gaza

Flotilja e ndihmës e Greta Thunberg është detyruar të kthehet në Barcelonë më pak se 24 orë pas udhëtimit të saj për në Gaza...

Trump ndalon vizat për palestinezët, sipas NYT-së

SHBA-të pezullojnë shumicën e vizave jo-imigruese për mbajtësit e pasaportave palestineze Administrata Trump ka miratuar një pezullim gjithëpërfshirës të miratimeve të pothuajse të gjitha llojeve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu