Vuçiç ironizon takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe: “Më qesharaku në botë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se një takim mes anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe kundërshtarëve të tij politikë në vend gjatë vizite në Beograd ishte “më qesharaku në botë”.

Vuçiç theksoi për TV Prva se i vjen “shumë keq që njerëzit tanë u kushtuan kaq shumë vëmendje atyre që erdhën”.

Ai i quajti eurodeputetët njerëz “krejtësisht të parëndësishëm”.

Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching

“Ata nuk dëgjojnë çfarë u thotë opozita. [Opozita] ua tregon atyre të gjitha gjërat më të këqija për Serbinë”, tha Vuçiç.

Ai gjithashtu e quajti të “pacipë” kërkesën e opozitës drejtuar delegacionit të Parlamentit Evropian për vendosur sanksione ndaj anëtarëve të partisë në pushtet në Serbi.

Delegacioni nga Parlamenti Evropian e vizitoi Beogradin nga 22 deri më 24 janar.

Delegacioni, i udhëhequr nga eurodeputetja portugeze Marta Temido, nuk u prit nga Vuçiç, e as nga kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiç, të cilët ndodheshin jashtë vendit.

Më herët, si Vuçiç ashtu edhe Bërnabiç kishin thënë se nuk donin të takoheshin me eurodeputetët, duke pretenduar se as nuk ishin njoftuar dhe as nuk ishin pyetur për mbërritjen e tyre, gjë që Parlamenti Evropian e mohoi.

Delegacioni prej pesë anëtarësh pati takime me përfaqësues të Qeverisë, një pjese të opozitës, medias, sektorit civil dhe komunitetit akademik.

Përfaqësuesit e opozitës proevropiane i kërkuan delegacionit të ridrejtojë fondet nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor te organizatat e shoqërisë civile dhe mediat që kontribuojnë në ruajtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Ata gjithashtu kërkuan sanksione të personalizuara për njerëz nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet dhe të tjerë.

Delegacioni evropian ishte në Serbi tre muaj pasi një Rezolutë u paraqit në Parlamentin Evropian, e cila diskuton polarizimin dhe rritjen e shtypjes në Serbi një vit pas shembjes së çatisë në Novi Sad, që la 16 të vdekur.

Pas vizitës së tyre në Beograd, eurodeputetët do t’ia paraqesin një raport një komisioni në Parlamentin Evropian.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Aksion në veri të Mitrovicës, policia e Kosovës sekuestron armë dhe municion

Policia e Kosovës ka gjetur sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni në një shtëpi të braktisur në fshatin Rudar i Vogël të komunës së...

VLEN e shet “Safe City”-n si shpëtim jete, ndërsa shmang përgjegjësinë për zhvatje dhe selektivitet

VLEN e prezanton sistemin “Safe City” si domosdoshmëri për mbrojtjen e jetës dhe sigurinë publike, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për kamera apo...

“Sindikalistët” do të protestojnë për rritjen e pagës minimale në 600 euro

Lidhja e Sindikatave ka njoftuar itinerarin e plotë për protestën më 28 janar. Qëllimi kryesor i protestës është rritja e pagave të punëtorëve në 600...

Më ofruan 5 milionë euro që të ndërroja fenë, por nderi dhe liria nuk janë për shitje!

Nga Remi Ilir Kushi Gati një vit më parë, mu ofruan 5 milionë euro. Pagesa do të bëhej në këste brenda një dhjetvjecari. Po ashtu...

Ilir Demiri arsyetohet pse votoi “Safe City”: Ligji do të kalonte edhe pa votën time

Deputeti i pavarur Ilir Demiri i cili së bashku me deputetët e VMRO-së, VLEN-it, ZNAM=it dhe Levicës votoi pro ndryshimeve ligjore të cilat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu