Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Bordi i Paqes, i iniciuar të enjten në Davos, ka thelluar ndarjet brenda Evropës dhe se perspektiva për të ardhmen mbetet e paqartë.
Në një deklaratë për gazetarët në Davos, Vuçiç tha se shumë vende të Bashkimit Evropian ose nuk po marrin pjesë në këtë nismë, ose ende nuk janë shprehur zyrtarisht.
Pesë vende të BE-së synojnë qendra jashtë bllokut për azilkërkuesit e refuzuar
“Ky Bord i Paqes, para së gjithash, e ka ndarë edhe më shumë Evropën. Vendet e BE-së ose nuk marrin pjesë, ose nuk janë deklaruar. E ardhmja nuk do të jetë e lehtë”, u shpreh ai.
I pyetur për rolin global të Bordit të Paqes, Vuçiç tha se ende nuk është e qartë se çfarë funksioni do të ketë kjo strukturë.
“Disa e quajnë një organizatë paralele me Kombet e Bashkuara, por nuk jam i sigurt se kjo është e mundur. Kina ka bërë të ditur vetëm se ka marrë ftesë, ndërsa Franca, Gjermania dhe Italia nuk marrin pjesë”, theksoi presidenti serb.
Ivanka Trump shfaqet në Tiranë pas vizitës në Vlorë
Bordi i Paqes, i cili do të drejtohet nga presidenti amerikan Donald Trump për një periudhë të pacaktuar, ishte konceptuar fillimisht për rindërtimin e Gazës pas luftës mes Izraelit dhe militantëve palestinezë. Më pas, misioni i tij është zgjeruar për të adresuar edhe konflikte të tjera globale.
