Vrasjet po bëhen përditshmëri në vend – Nga 2010-ta e deri më sot, 364 persona të vrarë

Vetëm javën e fundit dy persona mbetën të vrarë. Në 14 vitet e fundit, 2010-ta ka qenë viti më i keq, ku janë vrarë 45 persona. Statistika nuk është shpresëdhënëse as për këtë vit. Deri më sot, 13 persona humbën jetën si pasojë e sulmit me armë. Këto pamje u bënë përditshmëri edhe në Maqedoni.13 persona të vrarë vetëm në 6 muajt e parë. E mënyra e ekzekutimin është brutale.

Shumica e vrasjeve kanë të bëjnë me hakmarrje, por edhe probleme familjare.Në janar, në Lisiçe nipi vret gjyshën e më pas edhe vetën. Për shkak të mosmarrëveshjeve familjare, dy persona vriten në Kumanovë. Një muaj më vonë fotografi e njejtë edhe në Stajkovcë të Shkupit. E pasuan vrasjet në Bogovinë dhe në Kratovë. Sipas statistikës zyrtare të MPB-së, numri i vrasjeve ka pësuar ulje prej vitit 2010 e këndej, por viti i fundit nuk nisi mirë.

Në vitin 2010 janë vrarë 45 persona. Për të ardhur në një situatë ku në vitin 2020 kishte vetëm 10 viktima. Por në vitin 2021, 2022 dhe vitin e parafundit sërish vërehet rritje të numrit të vrasjeve. Në nëntë vitet e fundit, 2023-ta ishte më e keqja, 28 persona të vrarë.

Prej vitit 2010 e deri më sot 364 persona janë vrarë, sipas statistikës së Ministrisë së punëve të brendshme, apo mesatarisht 26 persona të vrarë në vit./tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu