VMRO kundër Kosovës në Strasburg, ish ambasadori Dedaj: Fajtor është Kurti, ndërhyri në Maqedoni të Veriut

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të hedhë në votim raportin për anëtarësimin eventual të Kosovës në këtë organizatë gjatë seancës plenare që do të mbahet në Strasburg më 16 prill. E në këtë votim sipas Koha.mk nuk do të marrë pjesë deputeti i VMRO-së, Aleksandër Nikollovski.

Sic raportohet në media, VMRO-DPMNE ka vendosur të jetë në një vijë me Serbinë në raport me Republikën e Kosovës sa i përket KiE. E, për Gjergj Dedajn, ish ambasador në Maqedoni të Veriut, fajtor është kryeministri Albin Kurti. Ai në një prononcim për Periskopi tha që VMRO është e indinjuar për shkak të ndërhyrjeve që Kurti ka bërë në Maqedoni të Veriut.

“Mendoj se edhe Republika e Maqedonisë së Veriut respektivisht VMRO por edhe vendet tjera fqinje, pos Serbisë, do duhej të votonin me favor të Kosovës. VMRO është e indinjuar për shkak të ndërhyrjeve institucionale të Qeverisë Kurti, në procesin elektoral në këtë vend fqinj dhe ky është presedan dhe hap i gabuar dhe i dëmshëm i Prishtinës zyrtare“, tha ai.

Dedaj për Periskopin tha që Kurti me politikat e tij përcarëse, ka prishur raportet edhe me shtetet fqinje. Ai thotë që pavarësisht dështimeve të Qeverisë në diplomaci, pret që Kosova të hyjë në KiE.

“Çështja e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut është çështje e vullnetit politik të qytetarëve të RMV dhe jo e vendeve fqinje. Kryeministri Albin Kurti me politikat e tij përqarëse, të dëmshme dhe të rrezikshme, jo vetem që ka dëmtuar partneritetin me SHBA dhe BE, por edhe me vendet fqinje. Megjithëatë presim anëtarësimin e Kosovës në KiE, përkundër dështimeve të diplomacise dhe te Qeverisë së Kosoves, ne këto tri vitet e fundit“, u shpreh ai.

Nëse Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës të martën, atëherë çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës./Periskopi

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu