VMRO-DPMNE: Gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar mbrojnë kriminelët dhe bizneset e afërta me BDI-në dhe LSDM-në

Gjyqtarët dhe prokurorët e zgjedhur në Zajas dhe Strumicë mbrojnë kriminelët, thuhet në një komunikatë partiake të VMRO-DPMNE-së.

Gjyqtarët e zgjedhur në Reçicë të Vogël, sipas VMRO-së, mbrojnë interesat biznesore të Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit.

Si dëshmi për këtë përmendet edhe rasti i Asmir Jahoskit, i cili doli nga paraburgimi me garanci në një banesë që është në të njëjtën adresë me kompaninë e dhëndrit të Ali Ahmetit.

Pronari i Pucko Petrol doli nga paraburgimi, ndërsa Gjykata e Apelit pranoi si garanci shumën prej 2 milionë eurosh.

Jahoski, djali i një deputeti të BDI-së, së bashku me 13 persona të tjerë është i dyshuar për keqpërdorim të rreth 170 milionë eurove të shtetit, për blerje të mazutit kancerogjen me të cilin është ndotur ajri.

Kriminelët e LSDM-së dhe BDI-së dhe favoritët e tyre të biznesit, si Jahoski, për shkak të përfitimeve materiale, provizioneve dhe marrëveshjeve të dyshimta, kanë helmuar popullin me mazut kancerogjen për të nxjerrë fitim ekstra dhe kanë kryer krim të madh.

Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar veprojnë sipas udhëzimeve të LSDM-së dhe BDI-së, duke mbrojtur partnerët e tyre të afërt të biznesit, në mënyrë që të ndajnë përqindje dhe provizione mes tyre.

Lidhja ndërmjet gjyqësorit, LSDM-së dhe BDI-së duhet të marrë fund, gjyqtarët e korruptuar duhet të përgjigjen dhe sundimi i ligjit dhe drejtësisë të fillojë të funksionojë.

Koha e kriminelëve në politikë ka marrë fund, përfundon komunikata e VMRO-DPMNE-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e...

Dolce dhe Limi nisin lidhjen, ndodh puthja e parë

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht një lidhje e re — dhe askush nuk...

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu