VMRO-DPMNE: Askush nuk është mbi ligjin! Vjosa Osmani edhe më herët ka shkelur procedurat

Gjatë javës së kaluar Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është përballur me një situatë të pazakontë në Aeroportin e Shkupit. Gjersa Osmani po bëhej gati për një udhëtim jashtë vendi nga aeroporti i Shkupit, sigurimi i aeroportit në fjalë ka tentuar të hap valixhen dhe t’ia marrë telefonin Osmanit. Lidhur me këtë rast janë deklaruar nga partia më e madhe në pushtet në Maqedoninë e Veriut, VMRO DPMNE. Ata thonë se tani askush më nuk është mbi ligjin.

‘’Ndaj sigurimit të Gashit është ngritur kallzim penal, ndërsa në dy raste gjatë kohës kur kanë qenë në pushtet LSDM BDI, presidentja e Kosovës i ka shkelur protokolet dhe procedurat ndërsa MPB në atë kohë ka heshtur’’ thuhet në reagimin e VMRO DPMNE së. Rasti i parë sipas tyre ka ndodhur më datë 16.09.2023 dhe i dyti i ngjajshëm me datë 9 tetor po të njejtin vit. Lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

“Pa dyshim që ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e Presidentes së Republikës së Kosovës, shkëlqesisë së saj, zonjës Vjosa Osmani- Sadriu, më 2 gusht në Aeroportin e Shkupit, aq më tepër që ka qenë me familje dhe me dy vajzat e vogla. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, krerët shtetërorë këtu kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do të ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje në hollësi dhe tërësi, edhe që të kuptojmë se çfarë saktësisht ka ndodhur, por edhe që të mos na përsëriten më”, tha Kurti./Indeksonline/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Trump bëri shkelje të rëndë Kushtetuese”/ Senatorët demokratë kritikojnë vendimin e presidentit amerikan për të sulmuar Iranin: S’mund të veprojë pa miratimin e Kongresit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e quajti “përshkallëzim të rrezikshëm”, sulmin e SHBA-së. “Tani ka një rrezik të madh që konflikti në mënyrë...

VLEN pritet të garojë me Dr. Fadil Canën për Gostivarin në zgjedhjet lokale 2025

Burime të afërta me koalicionin opozitar shqiptar VLEN bëjnë të ditur se emri i Dr. Fadil Canës, drejtor aktual i Klinikës për Sëmundje Infektive...

Albin Kurti kundër Iranit: “Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim bërthamor”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë hapur kundër përpjekjeve të Iranit për t’u pajisur me armë bërthamore, duke theksuar se siguria ndërkombëtare kërkon...

Thirrje për diplomaci dhe ulje tensionesh, ndërkombëtarët reagojnë ndaj sulmeve të SHBA-së në Iran

Pas sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj tre centraleve bërthamore të Iranit, reagimet ndërkombëtare nuk kanë munguar, me shumicën e vendeve që bëjnë...

Irani thotë se e ka zhvendosur uraniumin e pasuruar nga Fordow para sulmit amerikan

Nuk kuptohet ende se cila mund të jetë shkalla e dëmit të shkaktuar në Fordow pas goditjeve amerikane, por sipas edhe agjencive ndërkombëtare, nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu