VLEN: Sela dhe Lloga kanë kohë deri të shtunën të ndërrojnë mendje!

Koalicioni opozitar VLEN i ka bërë një thirrje Ziadin Selës dhe Krenar Llogës, duke i ftuar që të pranojnë një kërkesë të tyre.

“Zijadin Sela dhe Krenar Lloga dolën me një alibi të lirë për të shkuar kundër vullnetit të shumicës së shqiptarëve. Arben Taravari ua ofroi publikisht vulat e Aleancës për Shqiptarët, nëse vërtet vendosin të garojnë vetëm në zgjedhje. Zijadin Sela nuk deklarohet për këtë ofertë sepse e dimë se prej kohësh ka rënë dakord që t’i shërbejë ekskluzivisht interesave të Ali Ahmetit. Prandaj shkaktoi përçarjen në ASH. Na vjen keq sinqerisht që Sela dhe Lloga i vendosën interesat e tyre personale para interesave të shqiptarëve, të cilët janë të vendosur qartë dhe pa mëdyshje ta dërgojnë BDI-në në opozitë. Ata kanë kohë deri të shtunën, nëse rastësisht ndryshojnë mendje, do të marrin vulat e ASH-së për listat e deputetëve për të performuar vetë”, theksoi VLEN.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, Bruno Ceka: Koha për barazi reale dhe model të ri politik

Një çerek shekulli pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, zbatimi i saj mbetet i pjesshëm dhe i kushtëzuar nga vullneti politik i shumicës,...

Gjermania sinjalizon fundin e avionit luftarak të përbashkët me Francën

Gjermania ka dhënë sinjale të qarta se projekti ambicioz për ndërtimin e një avioni luftarak të përbashkët me Francën mund të dështojë. Bëhet fjalë...

Micko ia mbylli gojën aleatëve të tij dhe opozitës shqiptare.

Despoti Micko vazhdon të qëndroj i palëkundur ndaj ndryshimeve kushtetuese, ku në seancën e djeshme të Kuvendit për pyetje deputetësh, kryeministri iu përgjigj një...

Stoilkoviqi del huq, Komisioni i shkallës së dytë rikthen në punë shtatë administratorët shqiptarë

Komisioni për shqyrtimin e Ankesave në Procedurë Administrative dhe në Procedurë të Marrëdhënies së Punës (Komisioni i shkallës së dytë) ka rikthyer në punë...

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu