VLEN për Kostovskin? A ia siguroi Zeqirja Ibrahimi mbi 400 vota Darko Kostovskit në Luboten?

Zgjedhjet lokale në Komunën e Butelit kanë zbuluar marrëdhënie të errëta politike midis koalicionit shqiptar VLEN dhe partisë maqedonase VMRO-DPMNE, me një seri ngjarjesh që kanë ngritur dyshime serioze për manipulim të qëllimshëm të rezultatit zgjedhor.

Rasti më i habitshëm dhe më i komentuar publikisht është ai i fshatit Luboten, një zonë 100% shqiptare, ku kandidati maqedonas i VMRO-së, Darko Kostovski, ka siguruar 402 vota, ndërsa kandidati shqiptar Ismadin Azizi – Pina ka marrë 740 vota.

Kjo do të dukej normale, po të mos ishte fakti se në Luboten nuk ka asnjë votues maqedonas. Edhe më skandaloze, vetëm tri ditë para zgjedhjeve, në këtë fshat dolën bashkë për fushatë: Zeqirja Ibrahimi (VLEN), Hristijan Mickoski (VMRO) dhe vetë Darko Kostovski.

Kjo ka ngjallur dyshime të forta se kemi të bëjmë me një koordinim të planifikuar për të siguruar vota për VMRO-në nga territori shqiptar.

Dyshimet thellohen edhe më shumë kur kujtojmë se VLEN dërgoi në KQZ një kandidat për kryetar komune në Butel, i cili nuk i plotësonte kushtet ligjore për të garuar, për shkak të adresës së papërshtatshme.

KQZ e refuzoi kandidaturën për shkak të këtij parregullimi ligjor. Pyetja që lind është:

A e bëri VLEN këtë veprim me qëllim të paramenduar, duke e ditur që kandidatura do të hidhej poshtë, për t’i hapur rrugë Darko Kostovskit të marrë mbështetje shqiptare pa konkurrencë reale?

Nëse kjo vërtetohet si veprim i qëllimshëm, atëherë kemi të bëjmë me një skenar të organizuar për tradhti politike ndaj votuesit shqiptar, ku një parti shqiptare vetë-saboton kandidaturën e vet për të ndihmuar një nacionalist maqedonas.

Darko Kostovski është një figurë e njohur për qëndrimet e tij të hapura anti-shqiptare. Ai ka deklaruar publikisht se shqiptarët nuk do të kenë hapësirë zhvillimi në Komunën e Butelit. Për më tepër, sipas burimeve publike, një nga njerëzit më të afërt të tij është i dënuar nga Gjykata e Hagës për Masakrën e Lubotenit në vitin 2001 – një ngjarje e përgjakshme ku u vranë civilë shqiptarë të pafajshëm.

Fakti që VLEN del në terren me një figurë të tillë në zemër të një fshati shqiptar, dhe pastaj ai merr qindra vota aty, është për shumëkënd një goditje nën brez ndaj dinjitetit politik të shqiptarëve të Shkupit.

Në rrjetet sociale dhe qarqet politike, qytetarët po bëjnë pyetje të drejtpërdrejta:

A ia siguroi VLEN 400 vota Darko Kostovskit në Luboten?

A e dorëzoi me qëllim VLEN një kandidat të papranueshëm për kryetar, për t’ia lëshuar fushën VMRO-së?

Si ka mundësi që në një fshat 100% shqiptar të dominojë një kandidat maqedonas me qëndrime nacionaliste?

Përfundimisht: Kush po e përfaqëson votën shqiptare në Butel?

Skandali i Lubotenit mund të jetë vetëm maja e ajsbergut. Nëse VLEN është bërë mjet për transferim votash shqiptare te VMRO, atëherë kemi të bëjmë me një krizë serioze përfaqësimi dhe me një mashtrim elektoral ndaj votuesve shqiptarë.

Shqiptarët në Butel dhe në gjithë Shkupin e meritojnë një përgjigje të qartë: A ishte kjo një marrëveshje e fshehtë për pushtet, në dëm të interesit kombëtar?

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Të qenit ‘i pasjellshëm’ me ChatGPT jep përgjigje më të mira, doni ta provoni?!

Dëshironi përgjigje më të mira nga Al? Jini të pasjellshëm. Një studim i ri i Penn State zbuloi se ChatGPT në fakt performon më...

Begaj i kërkon Vietnamit rishikimin e qëndrimit për njohjen e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale nga ambasadorja e Republikës Socialiste të Vietnamit në Shqipëri, Pham Thi Thu Huong. Kreu i Shtetit...

Florian Binaj nis fushatën, qytetarët e ndalojnë për ta përshëndetur: Do fitosh se je i thjeshtë si ne

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka nisur zyrtarisht fushatën në terren për zgjedhjet e parakohshme lokale në kryeqytet. Siç shihet në...

Zjarr dhe të shtëna pranë Kuvendit të Serbisë, një i plagosur

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave të mërkurën pranë Kuvendit të Serbisë në Beograd gjatë një incidenti ku shpërtheu edhe zjarri...

Shqipëria, vendi me performancën më të lartë në rajon – BE-ja i jep 100 milionë euro sipas Planit të Rritjes Ekonomike

Bashkimi Evropian ka disbursuar 100 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, pasi vendi ka arritur një nivel...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu