VLEN në një vijë me VMRO-në, fyejnë shqiptarët e zonës 3 dhe i shpallin “frekuentues”

“Përveç që i vardisen, partitë dhe eksponentët opozitarë kanë filluar edhe ti ngjasojnë VMRO-së dhe të përdorin fjalorin e njejtë kundër shqiptarëve.

Kandidatja për deputet, Saranda Imeri Stafai nga Vleni, fyen votuesit shqiptarë në zonën zgjodhore 3. Ajo thotë që nuk jetojnë shqiptarë, në zonën 3 ku realisht jetojnë 8628 shqiptarë dhe thotë që ato vota shkojnë te partia më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE. Banorët shqiptarë të zonës 3, kandidatja e VLEN i quan vetëm frekuentues të atij rajoni dhe jo banorë rezident. Këto deklarata të VLEN janë në një vijë me VMRO-DPMNE, të cilët ditëve të fundit bëjnë thirje të hapur për mobilizim kundër shqiptarëve në zonën e 3 zgjedhore, si dhe kundër komuniteteve të tjera që jetojnë aty.

Ju bëjmë thirje partive opozitare shqiptare që të ndërpresin këtë servilizëm të tyre ndaj Mickoskit dhe VMRO-së, në dëm të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në vend” thonë nga ASH-ja e Ziadin Selës.
https://www.facebook.com/share/v/3uMNnu7fa3QfDkNM/?mibextid=nvWvQA

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia dhe Kina zhvillojnë manovra ushtarake në Detin e Japonisë, shtohen tensionet me SHBA

Sot, më 3 gusht 2025, flotat e Rusisë e Kinës kanë filluar stërvitje të përbashkëta ushtarake në Detin e Japonisë, duke përfshirë manovra me...

Ibrahimi: Thirrjet raciste dhe anti-shqiptare në Kumanovë janë kthim i gjendjes në Maqedoninë e Veriut para luftës së 2001

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka dënuar ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare në Kumanovë. “Thirrjet raciste dhe anti-shqiptare...

“Ilija Dimovski rikthen ‘Maqedoninë e Madhe’ në Ilinden – skandal me hartë provokuese nga shefi i PR-it të VMRO-së”

Në një akt flagrant të provokimit politik dhe irredentizmit të papërmbajtur, Ilija Dimovski - ish-deputet dhe aktualisht shef i Qendrës për Marrëdhënie me Publikun...

Sërish dhoma gazi për shqiptarët!

Në Kumanovë në një ndeshje basketbolli mes "Severnës" dhe Rumanisë, ndeshje kjo e vlefshme për kupat europiane, ka vazhduar avazi i vjetër i tifozëve...

Kumanovë, “Turma kërkon ‘Maqedoni të pastër’ – Mickoski i pranishëm, VLEN bën sikur s’pa”

Provokime të ulëta në Kumanovë: Shqiptarëve u shanë në kor në prezencë të qeverisë – Mickoski hesht! Dje në Kumanovë, në një ndeshje basketbolli, ndodhi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu