VLEN: Ndryshimet kushtetuese, kusht për koalicion me VMRO-DPMNE-në

Hristijan Mickoski nuk ka marrë përgjigje nga opozita shqiptare për ofertën e tij për koalicion. Ai dje tha se oferta e koalicionit ka qenë zyrtare dhe pret që marrëveshja eventuale me koalicionin “Vlen” të ndodhë edhe para fillimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare dhe para votimit për përbërjen e ardhshme parlamentare. Koalicioni “Vlen” sot theksoi se ka kohë për të diskutuar dhe se tani është shumë herët. Ata do të ishin ulur për të diskutuar për programin dhe përbërjen e Qeverisë së re pas, siç thonë ata, fitores që do ta korrin në bllokun shqiptar.

“Të gjithë ikin nga BDI-ja, jo vetëm VMRO-ja, por edhe LSDM-ja është hakmarrë së fundi për marrëdhënie jokorrekte, për partner të padëshiruar për skandalet e mëdha korruptive, ndërhyrjet në gjyqësor etj. Faleminderit Mickoskit, por tani jemi të përkushtuar për zgjedhjet presidenciale”, deklaroi Izet Mexhiti – Koalicioni “Vlen”. Ofertën e VMRO-DPMNE-së për koalicion me opozitën shqiptare e kanë komentuar sot edhe socialdemokratët. Sipas tyre, Mickoski nuk ka marrë përgjigje për shkak të agjendës evropiane.

“Qëllimi i vetëm i DPMNE-së është mbajtja e shtetit të bllokuar, të izoluar, kundër agjendës evropiane, të cilën çdo subjekt politik në shtet e mbështet”, tha Sanela Shkrijelj – LSDM.

Më herët opozita shqiptare tha se ka një të ashtuquajtur marrëveshje xhentëlmene me partitë shqiptare në pushtet, se ndryshimet kushtetuese për vazhdimin e rrugës së integrimit europian do të jenë kusht për formimin e Qeverisë së ardhshme. Ata thonë se do të tentojnë ndryshimin e Kushtetutës në gjashtë muajt e parë të përbërjes së re të qeverisë. Në anën tjetër, BDI thotë se nuk është marrëveshje xhentëlmene, por dokument i shkruar. Në dokumentin, i cili është nënshkruar nga shumica e liderëve të partive shqiptare, thuhet se ndryshimi i Kushtetutës duhet të bëhet para se të konstituohet Qeveria e re. Opozita shqiptare pretendon se nuk ka asnjë dokument të shkruar – nëse ka BDI-ja një të tillë duhet ta publikojë, përndryshe gënjen. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mjaft me zjarrvënësit – turpi i shoqërisë! Kush djeg tokën e vet, djeg edhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Në këto ditë të nxehta, kur toka rënkon nga etja dhe ajri ndizet nga vapa, disa mendje bosh e duar të liga guxojnë të...

Ramë Lahaj i dhuron Izet Mexhitit filigran me hartën e Kosovës

Ramë Lahaj i dhuron Izet Mexhitit filigran me hartën e Kosovës Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, ka nderuar Izet Mexhitin me një dhuratë të...

Putin gati për testimin e “Burevestnik”, raketa bërthamore me fuqi të pakufishme

Presidenti rus ka deklaruar se kjo armë është “e pathyeshme” nga sistemet aktuale dhe ato të ardhshme të mbrojtjes raketore Rusia duket se po përgatitet...

Denion Meidani ndan fotografinë e veçantë nga Marrëveshja e Ohrit: Sot, më shumë se kurrë, ajo duhet të respektohet

Ambasadori Denion Meidani ka kujtuar 24 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit duke vlerësuar se sot më shumë se kurrë duhet të respektohet e njëjta. “24...

Limaj: LVV-ja s’ka shumicë për qeveri, as me votat e Nismës

Ai potencoi se partitë politike në Kosovë aktualisht po bëjnë kalkulime të ngushta partiake, duke lënë mënjanë interesin kombëtar Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu