VLEN: “Myku i BDI-së” nuk janë shqiptarët me dinjitet por ushtarët e verbuar partiakë që nuk u intereson drejtësia

Koalicioni VLEN tha se për BDI-në, se në mënyrë indirekte e pranoi se po përpiqet të pengojë punën e Qeverisë dhe shtoi se, këtë e bënë për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale dhe për të mbrojtur pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme, përcjell TV21. VLEN tha se, “Myku i BDI-së” është thënë për ushtarët e verbuar partiakë, që siç thotë, nuk I intereson drejtësia dhe funksionimi i sistemit.

“BDI në mënyrë indirekte pranoi se po përpiqet me të gjitha forcat dhe instalimet e saj të pengojë punën e Qeverisë së re vetëm për të shpëtuar nga përgjegjësia penale dhe për të mbrojtur pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme.

“Myku i BDI-së” nuk janë shqiptarët me dinjitet dhe të ndershëm në administratë, por ushtarët e verbuar partiakë të cilëve më shumë u intereson udhëheqësia e kriminalizuar në Reçicë të Vogël sesa drejtësia dhe funksionimi i sistemit. Sinonim për “mykun e BDI-së” është marrëveshja e turpshme e Ixhet Memetit me “prokurorinë abaziane” për të marrë dënim me kusht për marrje ryshfeti për lehtësimin e procedurës për një person të akuzuar për kontrabandë me cigare.

Sinonim për “mykun e BDI-së” është të nxjerrësh tre akte juridike për të detyruar sistemin e drejtësisë të ekstradojë një ish-luftëtar të UÇK-së në Serbi, para se të shprehet Gjykata Supreme, vetëm për të shkaktuar tensione dhe për të akuzuar VLEN-in. Sinonim për “mykun e BDI-së” është të paralajmërosh se do të largohesh nga BNJVL-ja gjoja për shkak të diskriminimit të komunave që drejtohen nga kryetarët e tyre, por të mos kesh dinjitet, nder dhe fytyrë të distancohesh nga Ramiz Merko pasi dihet mirëfilli se është futur në listën e zezë të SHBA-së. Kjo sjellje destruktive e BDI-së është e njohur nga shumica e shqiptarëve dhe do të ndëshkohet ashpër”, tha VLEN.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu