VLEN: Megafonët e BDI-së përhapin thashethemet se Ali Ahmeti gjoja është në linjën e CIA-s

Koalicioni VLEN përmes një kumtese thotë se BDI-ja po “luan lojëra të rrezikshme”. Nga ky koalicion thonë se nuk do të lejojnë zhvillimin e skemave të tensioneve në vend.

“BDI-ja, e cila është e mbushur me skandale korruptive, vazhdon të luajë lojëra të rrezikshme me qëllim të vetëm: të përdorë shqiptarët si mburojë për të shpëtuar nga drejtësia.

Por drejtësia do t’i arrijë! Ndërkohë që megafonët e tyre kanë marrë përsipër të përhapin thashethemet se Ali Ahmeti gjoja është në linjën e CIA-s, në fakt ata jo vetëm po bëjnë një tjetër gabim por edhe fshehin të vërtetën e ashpër. Pas bojkotit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ofertat e pahijshme për OBRM-PDUKM-në për të hyrë në Qeveri pa dinjitet dhe kushte, skandalet korruptive të familjes së Ahmetit, BDI-ja pa reforma programore dhe kadrovike është ngrirë në kohë të pacaktuar. Në të njëjtën kohë, atyre qartë u është thënë se çdo lojë sipas notave ruse dhe shkaktimi i tensioneve do të sanksionohet ashpër.

closevolume_off
Gjithçka tjetër janë vetëm përralla që synojnë ngjeshjen e radhëve të BDI-së dhe të ashtuquajturit Fronti Evropian. Është koha që të gjithë të kuptojnë se VLEN nuk do të lejojë që loja e errët e manipulimeve dhe skemave për tensione të bëjë shqiptarët viktima të një klike politike korruptive që 22 vjet është pasuruar mbi kurrizin e tyre”, thonë nga VLEN.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu