VLEN: LSDM është zëdhënëse e BDI-së

VLEN në një kumtesë për media i ka reaguar LSDM-së, duke e quajtur zëdhënëse të BDI-së. Nga VLEN thonë se “opozitës frika nga ajo që po vjen ua ka hequr aftësinë për të menduar në mënyrë racionale. Kështu, LSDM nuk e kupton që tani BDI-ja po e përdor si zëdhënës të vetin”.

“Duke qenë se udhëheqësia e kriminalizuar e BDI-së u përpoq të siguronte ekstradimin e Blerim Ramadanit në Serbi për të krijuar tensione dhe për të akuzuar VLEN-in për tradhti, tani po i servon informacione të rreme LSDM-së”.

“Dhe kështu, dëshpërimi për vëmendje mediatike e bën të vetën. Ata mendojnë se me rrëfime të tilla gjoja bombastike do të mbulojnë dobësitë e tyre të brendshme. Prandaj, i themi LSDM-së dhe BDI-së të mos sillen sipas asaj fjalës “pula e uritur, ëndërron misër”! Le të presin vendimin përfundimtar të gjykatave për ekstradimin përpara se të dalin me absurditete. Dhe mund të jenë plotësisht të sigurt se koalicioni qeveritar nuk mund të tronditet nga struktura të zhytura deri në fyt në korrupsion politik, të cilat janë në një frikë panike nga përgjegjësia penale”, thonë nga VLEN.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu