VLEN jep detaje nga takimi, tregojnë se çka u diskutua në selinë e VMRO-së

Nga VLEN-i kanë dhënë detaje për takimin e sotëm mes grupeve punuese të koalicionit VLEN dhe VMRO-DPMNE-së ku thanë se në këtë takim u theksua që të ruhen përcaktimet programore që morën mbështetje nga qytetarët dhe gjithashtu, në përbërjen e ardhshme qeveritare të re të respektohen parimet e dakorduara më parë.

“Sot u mbajt takim punues ndërmjet grupeve punuese të koalicionit VLEN dhe VMRO-DPMNE-së në hapësirat e selisë së VMRO-DPMNE-së. Në takim u theksua se është e nevojshme të ruhen përcaktimet programore që morën mbështetje nga qytetarët. Gjatë udhëheqjes së tillë të përbërjes së ardhshme qeveritare të respektohen parimet e dakorduara të veprimit, dinamizimi i fuqishëm i integrimeve në BE, lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit dhe reformat ekonomike për një standard më të lartë jetese. Grupet e punës u dakorduan që bisedimet në frymë pozitive do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e VLEN./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu