VLEN: Interpelaca për kryetarin e Kuvendit është një eksperiment kundër NATO-s

Interpelancën kundër kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut koalicioni VLEN e ka quajtur se bëhet me qëllimin për të shkarkuar tërmet politik dhe se e njëjta është një eksperiment kundër NATO-s, transmeton Portalb.mk.

Nga VLEN theksuan se në interpelacën për kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, ka elemente të nevojshme eksperimenti.

“Kërkohet një motiv, siç ishte incidenti në aeroport. Më pas, krijohet në mënyrë të koordinuar një histeri në publik, e më vonë në mënyrë pompëzuesë kërkohet përgjegjësi politike. Ndërtohet një konstrukt rreth sigurisë së Kryetarit të Kuvendit”, thanë nga VLEN.

Ata theksuan se qëllimi sigurisht që nuk është mbrojtja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën ose e Marrëveshjes së Ohrit.

“ Qëllimi është të shkaktohet një tërmet politik. Pse? Për të testuar shumicën qeveritare dhe për të parë nëse opozita mund të gjejë një interes të përbashkët për të vepruar së bashku”, thanë nga VLEN.

Ky reagim vjen pasi më 6 gusht 2024 partia E Majta (Levica) dorëzoi interpelancë për punën e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashit, nxitur nga incidenti me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin në Aeroportin e Shkupit.

Ai tha se pret që interpelanca të jetë në rend dite të seancës pas pushimeve verore, gjegjësisht në fillim të shtatorit, ndërsa interpelanca bazohet në shtatë pika të cilat janë të shpjeguara në dhjetë faqe.

“Dy pikat e para i referohen shkeljes së laicitetit të shtetit me lutjen në grup në Kuvend nga Gashi dhe shkeljes së rregullave diplomatike për sigurimin e VIP-ave me incidentin në Aeroportin e Shkupit pesë ditë më parë ku ishte përfshirë shefi i sigurimit të Gashit”, tha Apasiev.

Ndërsa LSDM-ja kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të Gashit.

“Ky rast nuk mund të konsiderohet i mbyllur derisa të gjithë të përfshirët të mos mbahen përgjegjës. Institucionet janë të detyruara të nisin procedurat menjëherë. I propozojmë Mickoskit që në vend që të ofrohet të jetë përcjellës i VIP-ave në aeroportin e Shkupit, të sigurojë respektimin e të drejtës që po e nxjerr nga goja. Gashi le të përgjigjet për rastin”, thanë nga LSDM.

Nga ana tjetër, grupi parlamentar i VMRO–DPMNE-së nuk konsideron se është i nevojshëm zëvendësimi i kryetarit të Kuvendit, nga ku thonë se përgjegjësia është lokalizuar dhe se institucionet asnjëherë më parë nuk kanë marrë masa kaq urgjente.

“Përpjekjet e LSDM-së-së, BDI-së dhe të Majtës për të fituar pikë politike në këtë temë nuk na befasojnë dhe presim përpjekje të tilla e të ngjashme për sjellje devijante nga ana e tyre në të ardhmen. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka dhënë një mesazh të qartë se askush nuk është mbi ligjin. VMRO-DPMNE dënon dhe do të dënojë çdo veprim jashtë ligjit dhe që prish rendin, të gjithë do të jenë të bindur se ligjet do të vlejnë njësoj për të gjithë”, thuhet në reagimin e grupit parlamentar të VMRO-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

KËRPUDHË E ZBULUAR NË MURËT E ÇERNOBILIT KA PËSUAR MUTACION PËR TË KONSUMUAR RREZATIMIN BËRTHAMOR!

Kërpudha që ha rrezatimin. Ajo nuk i frikësohet rrezatimit. Ajo e ha. Thellë në rrënojat e braktisura të Çernobilit, shkencëtarët zbuluan një kërpudhë të zezë që...

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

Mladen Žižović, ish-trajneri i Shkupit dhe trajneri aktual i Radnički Kragujevac, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare gjatë një ndeshjeje të kampionatit të Serbisë. Žižović...

Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në...

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës,Haqim Ramadani humbi betejen e tij përball kandidatit maqedonas me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj humbjeje Ramadani humbet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu