VLEN-i “godet” VMRO-në duke e akuzuar BDI-në

Ideja e koalicionit qeveritar VLEN për themelimin e një Akademie të shqiptarëve për shkencë dhe art, është kritikuar si nga opozita shqiptare Fronti Europian, po ashtu edhe nga partneri kryesor qeverisës VMRO-DPMNE. Megjithatë, edhe krahas kundërshtimeve që i merr nga VMRO, VLEN nuk e kritikon direkt partnerin qeverisës, por duke akuzuar BDI-në.

“Atyre që Akademinë Shqiptare e quajnë “kuazi-akademi” u themi: futeni kokën në ndonjë vrimë e mos dilni për 20 vitet e ardhshme, pasi ju e keni shkatërruar arsimin dhe kulturën shqiptare. BDI, me kundërshtimin e kësaj nisme, edhe njëherë po dëshmon se është me një vijë me VMRO-DPMNE-në kur ka të bëjë për projekte kombëtare shqiptare”, tha zëdhënësi i VLEN, Fari Hiseni.

E kryetari i VMRO-DPMNE-së, kryeministri Hristijan Mickoski, edhe sot e ripërsëriti qëndrimin se nuk pajtohet me themelimin e një akademie të tillë siç mendojnë partnerët qeverisës nga VLEN.

“Institucioni i vetëm që mbledh mendimin shkencor dhe shkencëtarët nga komunitete të ndryshme etnike në Maqedoni, është Akademia për Shkencë dhe Arte. Këtu përfundon dhe fillon gjithçka. Gjithçka tjetër është folklor dhe ndoshta ndonjë manovër politike. Unë mendoj se duhet të vazhdojmë të funksionojmë me institucione ku gjenerohet dije, ku shkenca është para çdo gjëje”, deklaroi kryeminsitri Hristijan Mickoski.

Përveç kësaj, dy partnerët qeverisës tash hapën edhe një çështje të re, ekzistojnë më shumë se dy akademi nëpër shtetet e tjera apo jo?!

“Nuk ekzistojnë institucione shkencore etnike. Nuk ka asnjë shembull të tillë në botë”, tha Mickoski.

“Nëse nuk gaboj, ka në Belgjikë, në Finlandë, në Bosnjë, nëse nuk gaboj edhe në Serbi Akademia e Vojvodinës dhe Akademia serbe, kështu që kemi edhe në rajon, por edhe në shtete të zhvilluara nëpër botë”, tha Hiseni.

Koalicioni VLEN pohon se Akademia е Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Maqedoni të Veriut nuk duhet të shihet si një kundërvënie ose paralelizëm ndaj Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve. Përkundrazi, siç tha Hiseni, këtë iniciativë VLEN e sheh si një mundësi për bashkëpunim dhe sinergji mes dy akademive. VLEN bën thirrje që të mbështetet kjo nismë, që e quajnë fisnike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu