VLEN i bie “Pishman” nuk i mbyllin kasinot por vetem i spostojnë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar projektligjin që ndalon funksionimin e lojërave të fatit brenda një distance prej 500 metrash nga institucionet arsimore. Kjo nismë vjen si pjesë e përpjekjeve për të kufizuar ekspozimin e të rinjve ndaj bixhozit dhe ndikimeve të tij negative.

Megjithëse fillimisht u komunikua me tone të ashpra se do të mbylleshin të gjitha lojërat e fatit – përfshirë edhe platformat online – drafti i miratuar kufizohet vetëm në aspektin fizik të distancës nga shkollat. Premtimet për goditje më të forta ndaj lojërave të fatit online mbeten ende në nivel deklarativ, pa detaje konkrete për zbatimin.

Ky projektligj pritet të dërgohet për shqyrtim në Kuvend, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të përfshijë masa më të gjera kundër industrisë së lojërave të fatit, përtej kufizimeve gjeografike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Maniak që shikon çdo femër”, Ina kritikohet në rrjet për deklaratën ndaj Stenaldos

Ina Aderi ka eskaluar ndaj Stenaldo Mëhillit duke e akuzuar për disa veprime brenda shtëpisë së Big Brother. Ajo i thotë se po shikon çdo...

Propozim martese buzë detit: Fejohet këngëtarja Egli Tako

Këngëtarja e njohur Egli Tako ka ndezur rrjetet sociale me një publikim të fundit në InstaStory, ku ka lënë të kuptohet se ka pranuar...

Akuzat e BDI-së për mashtrimet e Mexhitit? Mexhiti: Në mars ata do të përballen me bagera

“Nëse nuk kanë punë tjetër le të vazhdojnë me këtë fushatë që e bëjnë, por në mesin e shkurtit, fillimin e marsit do të...

Ismaili i bën “përsëritje mësimi” Xhihan Ahmed-it, kandidates për Konventën e Stambollit

Elfete Ismaili kritikon kandidaten për Komisionin kundër Diskriminimit për deklarata mbi Konventën e Stambollit Ish-zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, ka reaguar publikisht lidhur me intervistën...

Vendimi i zarfave të zi: Rogerti dënohet me televotim të përhershëm, Kejsi përjashtohet nga Big Brother

Zarfat e zi sollën vendim të prerë: Rogerti shkon në televotim të përhershëm, ndërsa Kejsi largohet nga shtëpia. https://www.youtube.com/watch?v=Qol7OL_78zQ https://www.youtube.com/watch?v=6Iebz8H1rLU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu