VLEN: Falë BDI-së, VMRO-ja fitoi 58 deputetë

VLEN ka reaguar ndaj komentimit të sotëm të Aleancës për Shqiptarët, pasi kjo e fundit foli në lidhje me ministritë që do t’i takojnë shqiptarëve në qeverinë VMRO-VLEN.

Vlen tha se do të marrin vendim politik jashtëzakonisht të rëndësishëm në Qeverinë e re dhe do të sigurojë një të ardhme të sigurt për popullin shqiptar.

“Ziadin Sela po përpiqet të ndërtojë alibi përpara njerëzve të vet, se pse e huqi anën dhe në vend që të ishte fitues, ngeli me humbësit. Numërimi i resoreve të udhëhequra nga shqiptarët është koncept që nuk ka sjellë asgjë të mirë për kauzën tonë. Përkundrazi, falë korrupsionit politik të regjimit të BDI-së zyrtarët e së cilës i shihnin resoret si mjete për t’u pasuruar në vend që t’u shërbenin qytetarëve, VMRO-DPMNE në këto zgjedhje fitoi 58 deputetë dhe po negocion nga pozita e fituesit absolut në bllokun politik maqedonas. VLEN merr vendim politik jashtëzakonisht të rëndësishëm në Qeverinë e re dhe do të sigurojë një të ardhme të sigurt për popullin shqiptar. Do të udheheq me Kuvendin e RMV-së dhe me 6 resore minstrore dhe ka legjitimitet të plotë nga shqiptarët. Koha e poshtërimeve kombëtare për hir të kënaqjes së ambicieve dhe sedrave personale po merr fund. Kush e kupton tani mirë, kush nuk e kupton do ta kuptojë në zgjedhjet lokale, kur do të dalë në mejdan para votuesve pa keqpërdorime me institucionet e pushtetit ekzekutiv”, thonë nga VLEN.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Komisioni i Venedikut bie dakord me ligjin e qeverisë!

(Nga: Medai Shaholli) Ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat javën e kaluar mori opinion pozitiv nga Komisioni i Venedikut, i cili u prezantua nga...

BDI përballë provës historike: 7 emrat e parë të kryesisë që Ali Ahmeti do t’i largojë më 20 dhjetor?

20 dhjetori pritet të jetë një datë vendimtare për BDI-në. Ose drita jeshile për ringritje dhe reformim të thellë, ose drita e kuqe që...

“Çmimi i vezëve u rrit për shkak të shtrenjtimit të misrit dhe sojës”, Durmishi: Është perceptim se çmimet janë shtrenjtuar

Nuk pritet të ketë rritje drastike të ­çmimeve të produkteve ushqimore për festat e fundvitit. Kështu u shpreh Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, në...

Çmimet e ushqimeve në Europë, cilat vende janë më të shtrenjtat?

Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende sesa në BE në përgjithësi, familjet në ato vende shpesh shpenzojnë një pjesë...

Bojkot paralajmërues në Librat Amë në Tetovë! Qytetarët mbeten pa shërbime, por i mirëkuptojnë

Këta qytetarët të Tetovës erdhën sot në Drejtorinë e Librave Amë, por u kthyen pa kryer punë! Të punësuarit në këtë institucion sot nisën bojkotin,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu